Futboll Premier League Sport

BOMBARDIMI NË SERBI/ Matic shpjegon pse nuk kishte LULËKUQEN në fanellë

Nemanja Matic thotë se nuk do të mbajë lulëkuqen në fanellën e Manchester United pasi i kujton kohët kur fshati i tij në Serbi bombardohej teksa ai ishte vetëm 12 vjeç. Bombardimet ishin pjesë e sulmit të Natos që doli në mbrojtje të Kosovës në vitin 1999.

Matic ishte lojtari i vetëm i United që luajti pa lulëkuqen gjatë fitores 2-1 ndaj Bournemouth të shtunën. Serbi, 30, dha një deklaratë në Instagram ku tha se respektonte të drejtën e njerëzve për të mbajtur lulëkuqen, por vijon se nuk do ta mbajë as në derbi, që do të luhet ditën e diel.

“E kuptoj dhe e respektoj arsyen pse njerëzit veshin lulëkuqen dhe kam keqardhje të plotë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre për shkak të konflikteve.

“Gjithesesi, mua më kujton sulmin që kam parë kur kam qenë i vogël, një 12-vjeçar që jetonte në Vrelo, dhe vendi im u shkatërrua nga bombardimet.

“Kështu që unë nuk mund ta mbaj lulëkuqen. Shpresoj që të gjithë të kuptojnë dhe të pranojnë arsyen time në mënyrë që të përqendrohem te loja në fushë.”

Related posts

Transferimi i Ronaldos te Juventusi, shikoni formacionin e frikshëm të bardhezinjëve (FOTO)

Isa.Autor

BULLGARI-KOSOVË/ Vedat Muriqi BARAZON për “Dardanët”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola dhe dy kartonë të kuq, skuadra nga Gjibraltari eliminon Prishtinën

Delo.autor

Leave a Comment