Futboll Sport

TITULLAR DHE VENDIMTAR TE VENEZIA/ Vrioni: Kemi luajtur si skuadër e madhe

Sulmuesi i talentuar i kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni, ka luajtur si titullar ditën e djeshme me Venecian, duke dhënë asistin e golit të parë dhe ndihmuar në golin e dytë, në fitoren 2-1 të skuadrës së tij kundër Breshias.

19-vjeçari, që prej kohësh nuk ishte aktivizuar si titullar, arriti të bëhej pjesë e skuadrës së drejtuar nga Valter Zenga, duke bindur këtë të fundit në ndeshjen e djeshme në Serinë B.

Si protagonist i fitores së Venecias, Vrioni ka folur pas ndeshjes, duke u shprehur se skuadra bëri një ndeshje të madhe. “Jam shumë i lumtur për punën që bëm sot, një fitore e madhe në ekip falë formës fizike dhe mentalitetit që kemi.

Tre pikët që morëm sot do të na rrisin moralin. Trajneri Zenga na kërkoi që të përsërisnim të njëjtën performancë, si në pjesën e parë, edhe gjatë pjesës së dytë. Tani dua fitore kundër Foggias”-është shprehur Vrioni.

Related posts

LECCE-MILAN/ Brenda 1 minute shënohen 2 GOLA, ja rezultati (VIDEO)

Delo.autor

ÇËSHTJE DITËSH PËR RINOVIM/ Ja pse Kesi vlen kaq shumë për Milanin

Delo.autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ “Los Blancos” kërkojnë të rikthehen tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment