Futboll Premier League Sport

TOLERIM APO GJEST AMATORESK/ Gabimi trashanik prodhon AUTOGOLIN më qesharak (VIDEO)

Autogolat janë të vështirë për tu kapërdirë, por ajo që bëri portieri i Tajlandës është një gabim i pabesueshëm.

Rasti vjen nga takimi mes Tajlandës vendase dhe Filipinës. Në 90 minutëshin e vlefshëm për “Suzuki Cup” gardiani vendas u mposht në mënyrë të pashpjegueshme nga futbollistët miq.

Kur Tajlanda po udhëhiqte me rezultatin 1-0, një goditje e kundërshtarëve u devijua nga mbrojtësit dhe përfundoi në shtyllë. Më pas sfera shkoi në drejtim të portierit, por ai bëri të pabesueshmen, duke e shtyrë topin drejt rrjetës së tij.

Takimi përfundoi në barazim 1-1 dhe kjo mund t’i kushtojë shtrenjtë gardianit të Chiangrai Utd, Chatchai Butprom.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija “paqe” me Renovën, Shkupi zhgënjen ndaj Rabotniçkit

Delo.autor

LIVE/ Barça-Real: Suarez bën tripletë, MESSI shpërthen në festë (VIDEO)

Isa.Autor

ISH-MESFUSHORI I INTERIT/ Lothar Matthaus nostalgjik: Ka qenë një privilegj për mua të…

Delo.autor

Leave a Comment