Futboll Shqipëri Sport

Trajneri GEGA nuk ndalet as në ditën e derbit, Partizani zbret në fushë para supersfidës

Prej ditës së djeshme, skuadra e Partizanit ndodhet e grumbulluar në Elbasan teksa është përgatitur për derbin e ditës së sotme kundër Tiranës.

Sot, mësohet se lojtarët kanë zhvilluar një mini-seancë stërvitore në urdhrat e trajnerit Skënder Gega. Tekniku i kuq nuk ndalet as në ditën e derbit, teksa ka nxjerrë lojtarët në fushë duke kryer një seancë të shkurtër.

Mësohet se fillimisht kanë kryer fillimisht vetëm ushtrime fizike për të vijuar më pas me streçing (shlodhje të muskujve). E gjithë kjo ka zgjatur për rreth 15 minuta dhe më pas të gjithë lojtarët janë ngjitur në hotel, aty ku qëndrojnë të grumbulluar.

Related posts

MLS HUMBET YLLIN E SAJ! Pret të bëhet baba, sakrifikon turneun final për shkak të Covid-19

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-CHELSEA/ Solskjaer lë në stol Martial dhe Sanchez në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Pato, idhulli i tifozave të Milanit dhe ‘arratisja’ për shkak të dëmtimeve

Q.Autor

Leave a Comment