Futboll La Liga Sport

TRONDITET FUTBOLLI/ Lojtari i REALIT në telashe, akuzohet për SHITJE NDESHJESH

Mund të jetë një skandal i vërtetë për Kosta Rikën. Tre lojtarë, mes të cilëve edhe portieri i Real Madrid, Keylor Navas, mësohet se kanë kërcënuar federatën me humbje të qëllimshme të ndeshjeve për të shkarkuar ish-trajnerin Jorge Luis Pinto.

Sipas “AS” dhe “L’Equipe”, Adrian Gutierrez, ish-pjesëtar i federatës së Kosta Rikës, ka deklaruar se Keylor Navas, Celso Borges dhe Bryan Ruiz kanë kërcënuar se do të humbin me qëllim disa ndeshje për të shkarkuar ish-trajnerin, Jorge Luis Pinto. Kjo situatë mësohet të jetë krijuar pas ndeshjeve të Botërorit 2014, ku Kosta Rika arriti deri në çerekfinale. Akuza të rënda, të cilat, nëse konfirmohen, mund të kenë pasoja serioze për tre lojtarët.

Nga ana e tyre, futbollistët i kanë cilësuar deklaratat e Gutierrez si të pavërteta dhe kanë ndërmend ta denoncojnë lojtarin për shpifje.

Related posts

EDY REJA DEBUTON ME HUMBJE/ Kombëtarja dominon lojën por mposhtet nga Islanda (VIDEO)

Delo.autor

“KORRUPSIONI NË FUTBOLL KA ZËNË RRËNJË”/ Flet Rudi Vata: Ja pse Kosova po kalon me shpejtësi Shqipërinë

Delo.autor

FRANCË-KROACI/ Finalja që mund të bëj realitet një ëndërr madhështore

Isa.Autor

Leave a Comment