Futboll Seria A Sport

ZBULOI SKANDALIN E MADH/ Gazetari që HULUMTOI JUVEN, kërcënohet me VDEKJE

Gazetari i cili ishte target i një përpjekje me armë zjarri ka thënë se ai ka qenë target edhe i një “fushate të urrejtjes” pasi ka bërë hetimin për Juventusin Federico Ruffo ishte pas hulumtimit të një raporti për Rai 3 në përpjekje për të hetuar “lidhjen e sindikatës së krimit të organizuar Ndrangheta si i infiltruar në ultrat e Juventusit”.

Kjo po ashtu rezultoi edhe me vdekjen e një tifozi të Juves, Raffaello Bucci, i cili ka punuar më parë për klubin për bileta, por ai po ashtu ka bashkëpunuar me policinë. Në orën 4:30 të mëngjesit të së martës, është përpjekur për ta djegur shtëpinë e Ruffos, derisa rreth saj kishin vënë benzinë dhe një kryq të kuq të pikturuar në muri.

Lehja e qenit ngriti alarmin dhe keqbërësit u larguan nga vendi.

“Kushdo që e ka bërë këtë nuk ka shumë përvojë, sepse ra në grackën e qenit”, tha Ruffo për Radio Kiss Kiss dhe TG 1.

“Ka një ndjenjë trishtimi këtu, sepse askush, përveç atyre të cilët punojnë në RAI, e kanë kuptuar situatën që është bërë kaq e zymtë”. “Ka një fushatë të madhe të urrejtjes kundër neve nga hera e parë që ne bëmë raportin ku hulumtuam situatën në Juventus. Ne morëm kërcënime me vdekje, te të gjitha llojeve”.

“Çdo mëngjes, zgjohem duke marrë mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale nga njerëz duke thënë se pse unë ende marrë frymë, krejt kjo pse e hetova klubin e tyre të zemrës”.

“Ata janë aq të mësuar me këtë gjë saqë vazhdojnë ti bëjnë këto gjëra. Natyrisht, unë nuk do të heq dorë”.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Koman nuk rinovon, Bayern Munich ka gati 100 milionë euro për yllin e Juventus…

Delo.autor

Tare: Anderson nuk ka kërkuar largimin

Q.Autor

Milan- Belotti, përfundon gjithçka! Sulmuesi vjen në “San Siro” për këtë shumë parash…

Sadik.Autor

Leave a Comment