Futboll Seria A Sport

MERKATO E BUJSHME/ Kessie-Real Madrid dhe Donnarumma-PSG, Europa në sulm për yjet e Milanit

Milani sivjet po bën një sezon shumë të mirë dhe së fundmi, pavarësisht disa ndalesave të pamenduara, si rrjedhojë edhe e shumë dëmtimeve, po tregohet më i fortë sesa emergjenca dhe po lufton për të blinduar sa më shpejt që të jetë e mundur zonën Champions, e cila do të mbushte jo pak arkat e klubit.

Gjithsesi, duket sikur pa garancinë e fazës së grupeve, rinovimet e disa prej liderëve të skuadrës do të jetë e vështirë që të bëhen, duke parë edhe kërkesat në rritje që kanë futbollistë si Hakan Çalhanoglu apo Xhanluixhi Donaruma etj. Gjithsesi, duke mbetur nga çfarë raportojnë mediat franceze, portieri i cili është në skadencë kontrate më 30 qershor, i ka gati 10 milionët në vit që kërkon, nëse firmos me PSG-në. Këta të fundit kanë nisur një sulm frontal, duke biseduar edhe me menaxherin Mino Raiola, ndaj e duan me çdo kusht gjigantin e portës.

Por, sërish i frikshëm është edhe lajmi nga Spanja: “Reali i Madridit ka vënë në shënjestër Frenk Kesin”. Pikërisht kështu, gjigantët iberikas duan shërbimet e mesfushorit afrikan për sezonin e ardhshëm. Kesi, lideri i ri kuqezi, ka një kontratë deri në vitin 2022 me Milanin, por bisedime për rinovim nuk ka, ndaj Reali kërkon ta joshë duke i ofruar 7 milionë euro në sezon.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Te Juvja vënë duart në kokë, shtylla ndal Khedirën (VIDEO)

Isa.Autor

Arda Turan nuk gjen qetësi, ndëshkohet rëndë në Turqi

Sadik.Autor

“JASHTËTOKËSORI QË PUSHTOI BOTËN”/ Çfarë do të bëjë Messi pasi të dalë në pension?

Delo.autor

Leave a Comment