Futboll Shqipëri Sport

U NDALËN NGA TEUTA/ Shameti: Meritonim tri pikët. Kam 10 javë që luaj i…

Mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti foli pas ndeshjes për mikrofonat e “Supersport”, ku u shpreh se barazimi me Teutën nuk ishte rezultati i duhur, pasi skuadra e tij meritonte tri pikët e plota. Mes të tjerash, Shameti u shpreh:

Ndeshja- “Mendoj se sot jemi futur më shpejt në lojë. Durrësi ka bërë një qarkullim më të mirë të topit, por pa na rrezikuar. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe me rastet që kishim duhet të kishim marrë më shumë se 1 pikë.

Duhet të punojmë më shumë dhe vendosja e gabuar e lojtarëve duhet parë dhe diskutuar, pasi pësojmë gola të pakuptimtë. Ishte momenti ta fitonin këtë ndeshje pas rezultateve pozitive, prandaj na vjen shumë keq që nuk morëm pikët e plota. Por kështu e ka futbollit.

Gjendja- “Unë kam nja 10 javë që nuk jam në 100% tim, por kjo është një gjë e vogël. Kur futem në fushën e lojës jap maksimumin dhe nuk mendoj për dëmtimet. Musolli dhe Rrumbullaku janë lojtarë shumë të rëndësishëm, por nëse janë të dëmtuar janë të dëmtuar, nuk kemi ç’të bëjmë.

Rezultatet- “Ndeshjet i kemi bërë të shkëlqyera, por kanë munguar vetëm rezultatet”,- u shpreh Shameti.

Related posts

I PAARRITSHËM/ Guardiola shkruan historinë në Champions, vendos një rekord unik, thyen Ancelottin

F.autor

SKANDALI NË “TOKIO 2020″/ Boksieri bëhet për spital por shpallet fitues i medaljes së artë (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Po raportonte sfidën e Serisë A, gazetares i ndodh e papritura në transmetimin live (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment