Futboll La Liga Sport

KA EDHE KËSHTU/ Pas pezullimit për DOPING, ish-ylli i Man City rikthehet në…(FOTO)

Samir Nasri është pranë rikthimit në futbollin profesionist. Ish-lojtari i përfaqësueses franceze aktualisht është duke kryer vizitat mjekësore me West Ham. Por ai po vuan një dënim për shkak të përdorimit të substancave të palejuara dhe mund të rikthehet në fushë duke filluar nga janari i vitit 2019.

Nasri është një lojtar i lirë që prej fillimit të vitit. Mesfushori kreativ ka luajtur te Manchester City, Sevilla, Arsenal dhe Antalyaspor. Francezi aktualisht po kryen dënimin 18-mujor për doping por mund të nisë stërvitjen me grupin e West Ham në mënyrë që të jetë gati për janarin.

Ai do të ribashkohej me trajnerin Manuele Pellegrini, me të cilin ka punuar te Man City.

 

Related posts

NDODH PËR HERË TË PARË/ Shqipëria fiton një medalje olimpike në Paris 2024

F.autor

ZYRTARE/ Liverpool largon talentin, trajneri Klopp tregohet i sinqertë

Delo.autor

BAYERN I FRIKSHËM/ Shënojnë dy herë në 5 minutat e para ndaj Koln (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment