Futboll Premier League Sport

UNIKAL/ Morinho show në Torino: Tri gishtat me Juven? Ju tregoj motivin!

Prag sfida e Champions League Juventus-Manchester United nis me konferencën për shtyp të Jose Mourinho. Trajneri i “Djajve të Kuq” e prezanton kështu sfidën në Torino: “Gjesti me tri gishtat? Ndeshja e fundit me Juven ka qenë korrekte. Fantastike nga aspekti disiplinor”, shprehet trajneri. “Kishte edukatë përpara dhe pas ndeshjes. Juventus bëri punën e tij, ne tonën.

Pa asnjë justifikim. Në fund të ndeshjes, tifozët e tyre nuk shfaqën respekt dhe mendova të bëj shenjën e tri gishtave. Që është motivi se pse më kontestuan. Kam një raport të shkëlqyer me Juven dhe Allegri. Ato janë disa kujtime negative për ata”.

“I vetmi problem?”, shprehet Mou… “Jashtë bie shi. Ne punojmë për maksimumin. Futbolli zgjat 90 minuta, kur kundërshtari është i fortë dhe i jep avantazh bëhetsi një mal i lartë për t’u kaluar. Në ndeshjen e vajtjes nuk u treguam të aftë, tani duhet të provojmë. Nuk i duhet dhënë shumë avantazh”.

“Do të jetë një ndeshje ndryshe dhe e rëndësishme. Nuk mund të mendojmë për skuadrat e tjera. Gjëja më e bukur është që luajmë me një ekip që është në top formë. Juventus është dhe do të jetë kënaqësi. Mund të kualifikohemi, edhe nëse humbasim”.

Raporti me Pogba: “Shtypi thotë se kemi raport të keq. Paul tha se është normal. Unë them se raporti është i mirë”.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Giroud: 7 pikë diferencë nuk janë rastësi, besojmë te titulli sepse…

Delo.autor

“BARNABEU” ËSHTË BËRË MAKTH/ Ançeloti sherr me mesfushorin e talentuar

Delo.autor

JO VETËM MESSI/ Ja 9 legjendat që u larguan me sherr nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment