Futboll Seria A Sport

GRUSHTE DERËS SË ARBITRAVE/ Dënohen MALDINI dhe lojtari kuqezi (VIDEO)

Milani i Gattuso-s është duke ecur mjaft mirë dhe brenda 8 ditësh ka arritur të grumbullojë 9 pikë në tre ndeshje. Por, Milani i të rinjve nuk po ecën ashtu si duhet. Ndeshja e fundit, brenda fushe, u fitua nga Chievo Verona me rezultatin 0-2. Në atë ndeshje, interesant ishte fakti se Andrea Conti, mbrojtësi i blerë nga Atalanta sezonin e shkuar për gati 25 mln euro, u rikthye në fushë pas plot 432 ditësh mungesë (shkak operacionet dhe dëmtimet).

Conti mungonte prej një viti e disa muaj dhe luajti për gati 1 orë në sfidën mes të rinjve. E megjithatë, do të duhet të ndalojë sërish… Motivi? Protestat ndaj arbitrave në fund të ndeshjes, për një episod skandaloz: një 11-të metërsh dhënë për Chievo Verona, me simulim të pastër të lojtarit verdheblu.  

Conti ka shkuar të dhoma e arbitrave dhe ka përplasur grushtet te dera, duke bërtitur dhe fyer zyrtarët. Ato kanë shkruar në raport këtë ngjarje, ashtu si delegati. Disiplina ka dënuar me 3 ndeshje pezullim mbrojtësin, që tashmë do të duhet të presë për të zbritur në fushë, ndoshta ekipin e parë, pra Milan e Gattuso.

Në anën tjetër, dënohet edhe Paolo Maldini deri më 15 nëntor. Motivi? Drejtuesi kuqezi, që ishte i pranishëm në tribunë në atë sfidë, në fund të ndeshjes, ka shkuar t’i kërkojë llogari arbitrave në dhomën e tyre, duke i bërtitur dhe duke shfryrë për padrejtësinë.

Related posts

KOMPLETOHET EKIPI, POR MBROJTJA PËR T’U PARË/ Ja si pritet të rreshtohet Kukësi në sezonin e ri

Delo.autor

Chelsea i futet garës për Carrascon, Atletico i cakton çmimin

Q.Autor

(FOTO)/ “Po presim ende paratë tona!”, tifozët e Bajernit kundër UEFA-s dhe Anderlehtit

Sadik.Autor

Leave a Comment