Futboll Premier League Sport

UNIKAL/ MOURINHO sulmoi gazetarët për statistikat, por ja numrat që turpërojnë “djajtë”

Zhoze Murinjo tha pas humbjes ndaj Sitit se statistikat janë për njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli, por edhe ai vetë duhet të jetë i shqetësuar për faktet dhe shifrat që po qarkullojnë pas humbjes në derbi. “Njerëzit që nuk kuptojnë nga futbolli e analizojnë futbollin me statistika. Unë nuk shoh statistikat. Unë shoh atë që ndjeva në ndeshje”. Mançester Junajtid mori një leksion nga “qytetarët”, të cilët i mundën 3- 1 të dielën në “Etihad”. Por, cilat janë disa nga statistikat që turpërojnë skuadrën e Zhoze Murinjos pas këtij zhgënjimi?

KATRA, NUMRI MAGJIK – Skuadra e portugezit ka humbur 4 nga 12 ndeshjet e Premier Ligës këtë sezon, duke e pësuar nga Brajtoni, Totenhemi, Uest Hemi dhe Mançester Siti. Hera e fundit që “djajtë e kuq” kanë humbur 4 në 12 javët e para, ishte sezoni 1990-91, 28 vite më parë.

VUAJNË PËR TË MOS PËSUAR – Junajtid e ka ruajtur rrjetën të paprekur vetëm njëherë gjatë këtij sezoni në kampionat (fitorja 2-0 ndaj Bërnlejt në fillim të shtatorit). Vetëm ekipi i fundit në renditje, Fulhami, që ka vetëm një fitore në 12 javët e para, ka mbyllur më pak ndeshje pa pësuar gol (0).

KU JANË MJESHTRIT E PASIMIT? – “Djajtë” prodhonin futboll të rrjedhshëm me pasime të shpejta me Fergusonin në stol, por sot janë një skuadër që vuajnë në zotërimin e topit. Pas 12 minutave, kur Siti zhbllokoi rezultatin me David Silvën, Junajtid bëri 11 pasime turpëruese, nga të cilat 5 ishin të gabuara. Nemanja Matiç dhe Maruan Felaini nuk janë në gjendje të luajnë futbollin argëtues që yjet e Sitit e bëjnë të duket aq i thjeshtë.

STOLI I DËSHTUAR – Po, Lukaku fitoi penalltinë pas vetëm 30 sekondave pasi hyri në fushë nga stoli, por në tërësi ai sërish vuajti për të tërhequr skuadrën. Sançez ishte po aq i dobët, sa të dy së bashku bënë vetëm 4 pasime në 50 minutat që qëndruan në fushë. Për ta kuptuar më mirë, Fill Foden, i cili hyri në fushë në minutën e 89-të, bëri 7 pasime për aq minuta sa luajti.

Related posts

“DO TË JAPIM GJITHÇKA NË FUSHË”/ Pirlo zbulon dy objektivat e Juventus për sezonin e ri

Delo.autor

PROJEKTI 700 MILIONË EURO/ Milan dhe Inter me kërkesë të përbashkët, ja kur merret vendimi

Delo.autor

Mario Balotelli dëshmitar i Festivalit Antiracist në Pontida

Sadik.Autor

Leave a Comment