Futboll Premier League Sport

KJO NUK PRITEJ/ Mbrojtësi i Man United mposht Ibrahimovic, fiton “Topin e Artë”

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof, është shpallur futbollisti më i mirë suedez për 2018-ën, teksa 10 herë fituesi i këtij çmimi, Zlatan Ibrahimovic, është mposhtur për vitin e dytë radhazi.

Lindelof ka fituar Topin e Artë suedez gjatë një ceremonie të zhvilluar këtë të hënë në Stokholm pasi ka ndihmuar Suedinë të arrijë deri në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe pasi ka fituar një vend në formacionin titullar tek United.

Ky është viti i dytë radhazi që një mbrojtës fiton çmimin e lojtarit të vitit, me Andreas Granqvist që e ka fituar në 2017-ën, duke i dhënë fund dominimit të Ibrahimovic-it, i cili e ka fituar trofeun për dhjetë vite radhazi.

“Është një nder i madh për mua”, ka thënë Lindelof për “Aftonbladet”, e përditshmja suedeze që jep çmimin. “Jam rritur duke parë Zlatan që fitonte vit pas vit. Është një arritje e madhe”.

Lindelof ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Suedisë në Rusi, por është kritikuar shpesh për paraqitjet e bëra me Manchester United. Gjithsesi, ai është vlerësuar në ndeshjet e fundit, veçanërisht pas përballjes së dyfishtë kundër Juventus në Champions League. Lojtari ka thënë se është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar falë punës me Mourinho-n.

“Ai mund të bëjë gjithçka mirë. Më këshillon si të mendoj, si t’i gjykoj situata të ndryshme dhe më jep besim në vete”, ka thënë Lindelof.

“E di se mund të bëj më shumë. Veçanërisht kur kemi topin, dua të tregoj më shumë se çfarë mund të bëjë, sepse njerëzit kanë parë vetëm 50% të aftësive të mia. Mourinho po më shtyn që të jap maksimumin”.

Related posts

E ARDHMJA E DONNARUMMAS/ Milani ndërton formulën për rinovimin e kontratës, ja shifra e çmendur

Delo.autor

LARGOHET PAS 9 SEZONESH NGA BAYERN/ Mesfushori Martinez: Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në…

Delo.autor

GOLAT MË TË BUKUR TË “2018”/ Njihuni me SPEKTAKOLARËT. Nga roveshata e “çmendur” tek… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment