Futboll Premier League Sport

VIDEO VIRALE/ Rasti unikal në Angli, shikoni çfarë i bën ky tifoz kundërshtarit që kryente nxehjen (PAMJET)

Një tifoz i Leiton Orient, ekipit të Ligës Kombëtare në Angli, divizioni i pestë për sa i përket futbollit në ishull, është bërë viral në rrjetet sociale, me veprimet e tij në ndeshjen e fundit ndaj Bromlit.

Leiton Orient ishte duke fituar në shifrat 3-1, edhe me përmbysje rezultate, dhe tifozët vendas ishin në delir. Si për të shtuar akoma më shumë këtë dozë gëzimi, një prej tifozëve, i gjendur pranë fushës së lojës, vendos të ngrihet dhe të imitojë “fije për pe”, një prej lojtarëve të stolit të ekipit kundërshtar, që po kryente nxehjen.

Tifozi ishte i veshur totalisht me një kostum futbolli. Stjuartët u munduan ta ndalojnë, por nuk mund të bënin gjë, për sa kohë ai gjendej brenda rrethimit të vendit të  caktuar për tifozët. Episodi u kalua me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa herë të tjera e kemi parë edhe që tifozë të kopjojnë arbitrin, duke bërë veprimet e anësorit.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-lojtari i Partizanit firmos në Portugali, prezantohet te ekipi i ri

Delo.autor

Nisin pjesët e dyta, Senegali e Japonia një hap larg fazës tjetër

Sadik.Autor

PËSOI DËMTIM NË SFIDËN NDAJ EGNATIAS/ Mbarojnë vuajtjet, mbrojtësi i Partizanit rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment