Futboll Shqipëri Sport

VJEN NJË TJETËR FITORE/ Spanja pranon sportistët dhe simbolet e Kosovës

Nga Spanja vjen një lajm shumë pozitiv për sportin e Kosovës. Qeveria e këtij vendi ka vendosur që nga ky moment të mos e përziejë politikën në sport, duke u dorëzuar para kërcënimit të vazhdueshëm të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), për lejimin e garimit të sportistëve kosovarë në garat ndërkombëtare të organizuara në territorin e këtij vendi, pasi në të kundërt do t’u hiqej e drejta për organizimit të këtyre eventeve.

“Gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është mbledhur Qeveria e Spanjës, e cila ka vendosur që tani e tutje krahas pjesëmarrjes në gara të sportistëve të Kosovës, t’u lejojë të garojnë edhe me flamurin e Kosovës dhe himnin e vendit tone,” – thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Spanjës me shpresën se një vendim i tillë do të merret edhe nga vendet tjera të cilat nuk e njohin Kosovën.

“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë. Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, – thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.

Related posts

Igli Tare nis “gjuetinë”, vendos në shenjestër sulmuesin e Nantes

Sadik.Autor

ARSENALI NXJERR NË SHITJE GRANIT XHAKËN/ Ja dy skuadrat që e duan mesfushorin

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Bastvënësi fiton shumën marramendëse falë 9 golave të Cityt

Delo.autor

Leave a Comment