Kategoria e pare Shqipëri

Ze Maria tregon sakrificën që ka bërë për Tiranën

Trajneri i Tiranës, Ze Maria sëbashku me lojtarët e tij ka ndjekur miqësoren e djeshme të Skënderbeut të luajtur në Turqi dhe ka përfituar nga rasti për të takuar disa prej miqve të tij të vjetër, siç ishte George Haxhi apo edhe Kosmin Kontrën, i cili është trajner i Kombëtares Rumune.

Në një deklaratë për mediat rumune, trajneri i bardhebluve ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta që i kanë ardhur nga Rumania për të vazhduar punën në krye të Tiranës. “E kisha shumë të lehtë që të drejtoja një skuadër rumune, pasi kam pasur kohët e fundit dy oferta. Por, jam nën kontratë me Tiranën për dy vite dhe dua të respektoj atë”, ka Ze Maria, i cili ka objektiv personal ta ngjisë ekipin kryeqytetas në Superiore.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Sezon fantastik, sulmuesi Vajushi bën bomberin në Rumani (VIDEO)

Delo.autor

FITORJA NDAJ MOLDAVISË/ Odise Roshi: Ndjehem mirë kur njerëzit më thonë se…

Delo.autor

SUPER GOL NGA GODITJA E DËNIMIT/ Endri Çekiçi dhuron “show” në kampionatin slloven (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment