Futboll Sport

YLLI I KOMBËTARES TITULLAR TEK ATALANTA/ Gjimshiti: Zviceranët u mërziten kur zgjodha Shqipërinë, kam dhe pasaportë serbe

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka pohuar se zviceranët ishin mërzitur kur kishin kuptuar se ai kishte vendosur përfundimisht t’i mbronte ngjyrat kuqezi, derisa ka zbuluar se ka edhe pasaportë serbe.

Mbrojtësi Berat Gjimshiti është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra e Atalantës, duke fituar vendin e titullarit te zikaltërit. Në një prononcim për një televizion Italian, ai ka rrëfyer se si iu bashkua Atalantës, teksa nuk ka ngurruar të flasë edhe për veten dhe ekipin Kombëtar. Kujtojmë që Gjimshiti është me prejardhje nga Lugina e Preshevës teksa është rritur në Zyrih.

Rikthimi te Atalanta – Drejtori i Atalantës më telefonoi dhe ishte ai që më ftoi në grumbullim. Isha paksa i çuditur. “Si të vij?!” i thashë. Ishte thuajse e sigurt që do të largohesha. Më tha “eja se trajneri do që të kthehesh”. Mora bagazhet e shkova dhe që aty ecën gjërat. Trajneri më tha stërvitu mirë dhe atë po bëj”

Gjuhët– Flas 6 gjuhë, njërën jo aq mirë. Ndoshta isha pak më mirë në gjuhët e huaja se në gjërat e tjera në shkollë. Në Zvicër kemi bërë  frëngjisht e anglisht në shkollë. Jam nga Zyrihu dhe atje flitet gjermanisht. Këtu bëra një muaj shkollë në italisht kur erdha. Pastaj është gjuha shqipe dhe serbo-kroatisht.

Kombëtarja– Aty flasin të gjithë italisht, flitet vetëm italisht me stafin italian. Tani është Panuçi, më parë ishte Tramexani me De Biazin, të gjithë flasin italisht e kuptohet”.

Nënshtetësia– Kam nënshtetësi të trefishtë. E treta është serbe. Familja ime është e lindur në një vend në Serbi që ka vetëm shqiptarë, pak e vështirë ta shpjegoj. Kemi pasaportat serbe, por jemi shqiptarë. Kur ika nga moshat e Zvicrës te Shqipëria e di që janë mërzitur.

Kam bërë të gjitha moshat me ta, është edhe çështje parash. Janë lojtarë kandidatë të cilët ata i shohin se mund të shkojnë në ekipin A, dhe ata shpenzojnë për ta, u bëjnë 4 teste të veçanta në vit. Unë isha te ai grup, ndaj janë mërzitur kur shkova te Shqipëria.

Related posts

Legjenda e Manchester United: E meritonte kontratën, por Solskjaerit i duhet kjo gjë

F.autor

Flasin faktet. Interi, klub i specializuar për të gabuar rëndë në merkato…

Q.Autor

CHELSEA NDËRRON “KURS”/ Gati 100 milionë euro për sulmuesin e Seria A…

Delo.autor

Leave a Comment