Futboll Premier League Sport

Zbulon arsyen e flokëve të argjendtë/ Aguero: Dua ti ngjaj LEGJENDËS së JUVENTUSIT

“Jam më mirë se Ravanelli”. Mendime dhe fjalë të Sergio Aguero. Por si i shkoi në mëndje? Ah po, flokët. Tani është gjithçka e qartë. Misteri është zbuluar nga “The Sun”. El Kun vendosi të transformohej në një dhelpër të argjendtë. Dhe të ndjekë gjurmët e ish-futbollistit të Juventus, Ravanelli. Futbollisti i përfaqësueses së Argjentinës shikon kështu “Silver Fox”. Dhe është inspiruar nga ai për këtë stil aparence, që lindi si bast me vëllain, por që me të cilin tashmë është shumë i kënaqur.

“Ngjaj më mirë se Ravanelli! Më i bukur, jo? Më pëlqen! Vëllai im më tha ‘nuk do të kesh kurrë kurajon që ta bësh para ndeshjes me United’, ndërkohë…”. Ndër të tjera El Kun ka gjithashtu edhe damarin realizues, të njëjtin që bëri Ravanellin aq të dashur për anglezët, në kohën kur italiani luante në Premier League për Middlesbrough. Edhe për meritë të ndërhyrjes në gju, që i mundësoi të rekuperojë efiçencën e plotë. “Pata disa shqetësime, ndaj në fund të sezonit të kaluar vendosa që të operohem para Kupës së Botës. Tani ndihem shumë mirë, nuk ndjej fare dhimbje, prandaj është ky motivi pse zbavitem më shumë dhe ndihem më në formë. Pep Guardiola është i kënaqur. Përpiqem të bëj gjërat që ai kërkon dhe të ndihmoj skuadrën”, deklaroi Aguero.

Related posts

“AI KA SHUMË AMBICIE”/ Sulmuesi Mkhitaryan: Mourinho nuk do tia dijë për atë gjë…

Delo.autor

REVULUCION NË SPANJË/ Surpriza nga De la Fuente, lë jashtë listës 15 futbollistët që ishin pjesë e Botërorit

F.autor

Paskal Milo: Lashë futbollin për “Zërin e Popullit”!

Sadik.Autor

Leave a Comment