Futboll Sport

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Southgate thur elozhe Poloninë dhe Hungarinë: Ka shumë histori…

Trajneri i Anglisë, Gareth Sauthgejt e konsideroi grupin I të eliminatoreve të Kupës së Botës 2022 si grup që ka “shumë histori” brenda referuar eliminimit historik të “3 Luanëve” nga Polonia në vitin 1973 si dhe “Ndeshja e Shekullit” në 1953 me Hungarinë e famshme të Pushkashit, ku “Magjarët madhështorë” fituan 6-3 në “Uembli”.

Në konferencën për shtyp për mediat britanike, tekniku i Anglisë shtoi se përballjet me këto ekipe i japin shansin skuadrave të motivohen shumë ndaj “3 Luanëve”, ndërsa u tregua i ndërgjegjshëm se do të jenë përballje me shumë vështirësi.

Ndërsa për Shqipërinë, San Marinon dhe Andorrën, gazetarët britanikë nuk e pyetën teknikun Sauthgejt.

“Polonia ka një skuadër të mirë. Hungaria që u fut në grupet e para të Ligës së Kombeve dhe që u kualifikua në EURO 2021. E dimë se ç’duhet të bëjmë. Jemi përballur shumë herë me polakët dhe ka patur shumë histori ato ndeshje me ne. Dhe me hungarezët kemi patur histori. E dimë që janë ndeshje të ndërlikuara.

‘Tomashevski 1973′ është një ndeshje legjendare në histori, si dhe Hungaria në 1953, e di që kishin shumë lojtarë të mirë dhe që kanë qenë ndër shtetet më të mira në futboll dikur. Hungaria ka rezultate të mira në vitet e fundit sidomos dhe në Ligën e Kombeve. Për ta (Poloninë dhe Hungarinë), ndeshjet me janë një mundësi e mirë për të bërë histori, jo vetëm për të luajtur mirë, por dhe për të na mundur. Duam të kualifikohemi. . Kam qenë në Katar kur luajti Liverpuli në Botërorin e Klubeve. Stadiumet janë të mrekullueshme”, deklaroi Sauthgejt.

Related posts

CHAMPIONS/ Përfundojnë pjesët e para, Atletico Madrid “frikëson” Liverpool. Dortmundi dhe PSG…

F.autor

COPA LIBERTADORES/ Palmeiras arriti suksesin në pas 21 vitesh. Mbretëron Indipendiente (LIBRI)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME NË COPA AMERICA/ Brazili kërkon triumfin e parë në histori…

Delo.autor

Leave a Comment