Futboll La Liga Sport

ZHGËNJEN ME LOJË POR KËNAQET ME 3 PIKË/ Real Madrid merr një fitore _aksidentale ndaj Valladolid (VIDEO)

Real Madrid ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të Solari-t në La Liga teksa ka mposhtur Valladolid me rezultatin 2-0 në Bernabeu. Gjithsesi, Los Blancos nuk bindën me lojën e tyre dhe nëse kundërshtari do të kishte pasur pak më shumë fat rezultati do të kishte qenë ndryshe.

Real kishte një mundësi të mirë që në fillim të ndeshjes, me Karim Benzema që shpërdoron brenda zonës pas goditjes së gabuar. Vendasit nuk luajnë mirë dhe skuadra në pronësi të “Fenomenit” Ronaldo rrezikon portën e Courtois në minutën e 34’ me Antonito, por edhe goditja e tij është e pasaktë. Pas një pjese të parë për t’u harruar, e dyta nuk ishte më mirë.

 Ruben Alcaraz ndalet nga traversa në minutën e 58’, dhe fati ishte me Real edhe pak minuta më pas me traversën e Toni-t. Në fund, kur dukej sikur ndeshaj do të mbyllej barazi, një goditje pa pretendime e Vinicius Jr përfundon në rrjetë pasi devijohet nga një prej mbrojtësve. Në minutën e 86’ Benzema fiton një penallti që shndërrohet në gol nga Sergio Ramos me shumë klas. Real fiton por loja e vendasve ka lënë për të dëshiruar. Kampionët në fuqi të Champions League ndodhen në vend të 9-të të renditjes.

 

Related posts

Interi përgatit ofertë të re për Icardin, ia rrit klauzolën në 200 milionë euro

Q.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 55 sekonda, ylli Salah zhbllokon sfidën dhe vendos dy rekorde me një gol (VIDEO)

Delo.autor

PAS SHERRIT ME PRESIDENTIN E KLUBIT/ Divorci i paevituaeshëm, Sergio Ramos drejt transferimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment