Futboll La Liga Sport

MESSI KUNDRA QËNDRIMIT TË DEMBELE/ Futbollisti nxjerr jashtë loje Perez dhe yllin e Barcelona-s

Sipas “Din Balon”, Leo Messi nuk e do në ekip Ousmane Dembele dhe Barcelona po planifikon largimin e tij në janar. Florentino Perez, nga ana tjetër, kërkon Hazard-in te Real Madrid dhe belgu ka shprehur dëshirën për të luajtur në Spanjë, megjithatë, deri tani klubi madrilen ende nuk ka bërë një ofertë për të nënshkruar me të dhe Barça dëshiron të përfitojë nga kjo gjë për tu hedhur në sulm për sulmuesin belg.

Dembele duket se nuk bën më pjesë te planet e Barcelona-s. As Valverde-s dhe as shokëve të ekipit nuk i pëlqen sjellja e ish-lojtarit të Borussia Dortmund. Vjen gjithmonë me vonesë në stërvitje, tregohet plotësisht i ftohtë, nuk bashkëpunon më ekipin dhe nuk tregon interes në lojë.

Barça tashmë është në kërkim të mundësive për të larguar Dembele, duke qenë se klubi e ka humbur durimin. Edhe pse kishte pritshmëri për këtë sezon, pasi Dembele u përmirësua në shënimin e golave, ka arritur një pikë ku klubi kërkon të rimarrë paratë e investuara për të. Dhe tashmë kanë gati transferimin e ri.

Vetë Leo Messi ka aprovuar transferimin e Hazard dhe i ka thënë mikut të tij Cesc Fabregas që ta paralajmërojë belgun të mos shkojë te Real Madrid pasi do të ketë vetëm probleme dhe të presë verën pasi Barcelona po e mendon seriozisht transferimin e tij.

Përsëri dhimbje koke për Florentino Perez, i cili mund të përfitojë nga shitja e Dembele tek PSG për të marrë Neymar tek Real-i, megjithatë, shumë gjëra duhet të ndodhin në mënyrë kjo ide të realizohet.

Related posts

“Shfuqizohet” CAS/ Vendimet s’do jenë më përfundimtare, buzëqesh SKËNDERBEU

Isa.Autor

MERKATO E PAZAKONTË/ Dueli i çuditshëm për Cavani-n, një italiane është gati të përfitojë

Delo.autor

“ARENË LUFTE”/ Tifozët e Riverit janë të “sëmurë”, ja pamjet e “çmendurisë” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment