Futboll Ligue 1 Sport

​YLLI ARGJENTINAS I PSG-SË/ Di Maria: Kur eliminohemi, Messi godet murin me…

Ylli argjentinas i Paris Saint-Germainit, Angel di Maria, ka zbuluar se bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, është lojtari i parë i cili vuan pas një disfate, duke e goditur murin me kokë. Për më tepër, Di Maria beson se Messi do të kthehet së shpejti në Kombëtaren e Argjentinës.

Pasi ëndrrat e tij nuk u bënë realitet gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi këtë vit, pesë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, vendosi që të largohet nga Kombëtarja e Argjentinës për një afat të pacaktuar kohor.

Messi është plotësisht i përqendruar në ndeshjet e tij për Barcelonën për momentin, dhe vendimi im për të mos marrë pjesë ka bërë që ai të mos thirret nga trajneri për asnjë nga ndeshjet që nga Kupa e Botës.

Megjithatë, argjentinasi ende nuk e ka bërë zyrtare pensionimin e tij, duke e lënë kështu derën e hapur për kthimin e tij përsëri në Kombëtare. Kjo gjë ka bërë që mbrojtësi i Sevillës të jetë optimist se Messi do të kthehet së shpejti.

“Messi është i pari i cili vuan dhe e godet murin me kokë kur ne eliminohemi. Mendoj se ai do të kthehet përsëri”, ka thënë Di Maria.

Në këtë intervistë, argjentinasi ka zbuluar se ai dëshiron të kthehet të luajë përsëri për Kombëtaren e Argjentinës, pasi që paraqitjen e fundit për këtë Kombëtare e ka bërë gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi.

“Unë bisedova me trajnerin Scaloni dhe i thashë atij se dua të kthehem dhe të luaj për Kombëtaren e Argjentinës. Unë tentoj ta japë më të mirën time për klubin në mënyrë që të zgjidhem për Kombëtare”, ka shtuar Di Maria.

“Unë nuk do t’i them kurrë jo fanellës së Argjentinës, që është aq e rëndësishme dhe aq e madhe për një lojtar. Shumë njerëz duan që në skuadër të vijnë lojtarë të rinj. Më bën të lumtur që fëmijët e rinj që vijnë në skuadrën e Argjentinës janë të lumtur”.

Related posts

FORMACIONI ANTI-POLONI/ Silvinjo ideon skemën, ja si pritet të luajnë kuqezinjtë

F.autor

ÇËSHTJA LAUTARO/ Menaxheri yllit “Zikaltër”: Real dhe Barcelona? Ju zbuloj të ardhmen e “Demit”

Delo.autor

NGA COVID-19 TEK OFERTA PËR PIRLON/ Gruaja e Leonardo-s zbulon gjithçka: Ka provuar më shumë se një herë…

Delo.autor

Leave a Comment