Futboll Sport

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Cardiff del me qëndrim zyrtar: Nuk paguajmë asnjë qindarkë…

21 janari ishte tragjedia e madhe për Emiliano Sala, i cili gjeti vdekjen gjatë një fluturimi me avion nga Franca për në Uells.

Sulmuesi i Nantes kishte arritur marrëveshjen për të kaluar tek Cardiff, por u rikthye në Nantes për të përshëndetur ish-shokët e skuadrës, ku më pas u rrëzua me avion në Kanalin e La Manshit.

Cardiff duhet të paguante 15 milionë euro, +5 të tjera në formën e bonuseve tek klubi francez, por deri tani kanë refuzuar ta bëjnë një gjë të tillë. Në total janë 23.2 milionë euro që duhet të kalojnë tek Nantes, por deri tani nuk ka ndodhur dhe çështja ka kaluar në FIFA.

Nantes iu drejtuar FIFA-s, pasi Cardiff nuk pagoi këstin e parë prej 6 milionë eurosh. Më pas klubi nga Uellsi iu drejtua po FIFA-s me një qëndrim zyrtar ku i bënte të ditur se regjistrimi zyrtar i blerjes së Sala nuk ishte bërë për këtë, ata nuk do kanë ndër mend të paguajnë asnjë qindarkë.

Ka qenë tabloidi anglez “The Sun” që ka zbuluar lëvizjen e fundit të klubit të Cardiff, që mesa duket do e vijojë këtë çështje në dyert e FIFA-s, derisa organi më i lartë i futbollit në botë të japë një zgjidhje.

Related posts

FITORE E MERITUAR/ Të besuarit e Sarrit mposhtin Fulhamin dhe ruajnë ritmin në Premir

Delo.autor

“45 MINUTA LARG VDEKJES”/ Si bashkëshortja i SHPËTOI jetën futbollistit të Premier Ligës (FOTO)

F.autor

COVID-19/ Seria A merr masat, ja çfarë do të ndodhë më 16 dhe 23 janar

Delo.autor

Leave a Comment