Futboll Shqipëri Sport

2 SUPER GOLA DHE ASIST/ Mesfushori SHQIPTAR dhuron SPEKTAKËL në kampionatin slloven (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Françesko Tahiraj është duke shkëlqyer në kampionatin slloven me skuadrën e Aliminijt. 22-vjeçari nga Vlora, ishte protagonist absolut në triumfin 4-1 ndaj Çeljes duke shënuar 2 gola si dhe dha një asist.Golin e parë Tahiraj e gjeti në minutën e 15-të, teksa vendosi baraspeshën pasi më parë kishin shënuar miqtë e Çeljes. 8 minuta më vonë, shqiptari asistoi për shokun e skuadrës.

Mesfushori nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 84-t, i vendosi kapak spektaklit duke shënuar golin e katër për Aluminjit dhe të dytin personal. Ky ishte goli i tetë për Tahiraj në 17 javë kampionat. Forma e shkëlqyer që po kalon mund t’i sigurojë vlonjatit një ftesë nga Panuçi në Kombëtaren A.

Related posts

ISH-LEGJENDA E ARSENALIT/ Paul Merson: Ai ka transformuar “Topçinjtë”, është një lojtar që…

Isa.Autor

Lajm i keq për Barcelonën, Vermaelen lëndohet përsëri

Q.Autor

ANALIZA/ Aksi Kimmich-Gorecka, tani ky Bayern Munich ka tru dhe muskuj

Delo.autor

Leave a Comment