Futboll Seria A Sport

300 NDESHJE ME “ZONJËN E VJETËR”/ Bonucci dorëzon fanellën: Jam krenar për atë që kam bërë

Më në fund ka ardhur paqja. Pesë muaj pas kthimit të bujshëm tek Juventus, Leonardo Bonucci është kthyer të jetë me të gjitha efektet një nga shtyllat e skuadrës së Allegri-t. Skoriet e qëndrimit të përkohshëm te Milan janë harruar dhe, pavarësisht se ka humbur terren në hierarkitë e mbajtësve të shiritit të kapitenit (E ka mbajtur vetëm në ndeshjen kundër Genoa-s, e vetmja që bardhezinjtë nuk kanë fituar në këtë kampionat), me tifozët dhe Allegri-n duket se nuk ka më asnjë problem.

Një konfirmim i mëtejshëm ka ardhur  me atë që ka ndodhur një ditë pas fitores ndaj Roma-s, që ka ndihmuar Bonucci-n me shokë të shpallen kampionë të dimrit dy javë para fundit të fazës së parë. Ajo kundër verdhekuqve ka qenë ndeshja numër 340 e mbrojtësit italian me Juventus-in, por klubi ka vendosur ta nderojë lojtarin duke ekspozuar në “Juventus Stadium” fanellën e veshur nga zëvendës-kapiteni i Italisë me rastin e ndeshjes numër 300 me bardhezinjtë.

“Dorëzimi i kësaj fanelle është një gjë shumë e veçantë dhe emocionuese, që më bën të ndihem krenar. Tani dua të vazhdoj kështu, sepse ka beteja të tjera që duhet t’i fitojmë bashkë. Është emocionuese që jam bërë pjesë e muzeut, jam krenar për atë që kam bërë. Por kjo është vetëm një pikënisje, do të ketë sfida të tjera për të fituar. Shpresoj të sjell fanella të tjera”, ka thënë lojtari për Juventus TV.

Është interesant fakti se ndeshja në fjalë ka qenë ajo e fituar 4-1 kundër Palermo-s më 17 shkurtin e 2017-ës, gjatë së cilës Bonucci ka patur një “fërkim” me publikun dhe Allegri-n. Një episod që ka çuar te përjashtimi i tij nga ndeshja pasuese, në Champions kundër Porto-s, dhe te vendimi i lojtarit për të braktisur “Zonjën” për “Djallin”.

Duket sikur ka kaluar një jetë e tërë…

Related posts

SHTETRRETHIM/ Bllokohet autobusi i Kombëtares në hyrje të stadiumit 

Isa.Autor

CHELSEA-WEST HAM/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Hazard

Delo.autor

E veshur vetëm me TANGA/ Lojtarja SEKSI e Spartakut të Moskës ka problem me…

Isa.Autor

Leave a Comment