Futboll Ligue 1 Sport

PAS KALIMIT TEK LYON/ Boateng: Nuk jam këtu për Messi-n, por në fushë e kam kontrolluar mirë

Ish-mbrojtësi i Bayern dhe i Gjermanisë, Jerome Boateng, i cili ka nënshkruar me Lyon, ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me përballjen me Lionel Messi-n dhe një kthim të mundshëm në kombëtare:

“Dua t’i falënderoj të gjithë për pritjen që më kanë dhënë. Pres me padurim të nis këtë kapitull të ri të karrierës sime. Kjo është një skuadër cilësore me lojtarë të rinj, ku mund të sjell eksperiencën time”, ka thënë Boateng.

Ligue 1 dhe Messi: “Ligue 1 është një kampionat tërheqës. Nuk kam ardhur këtu sepse është Messi. Kam pasur eksperienca pozitive dhe negative duke luajtur kundër tij. Dikush mund të thotë se kundër tij jam paraqitur gjithmonë mirë”.

Kombëtarja: “Një kthim në kombëtare? Tani nuk mendoj për këtë. Detyra ime është të jemi gati 100% për Lyon-in. Do të jap maksumimin për klubin dhe nëse do të më telefonojnë nga kombëtarja gjermane do të jetë e mrekullueshme”.

Related posts

“JUVENTUS DUHET TË KISHTE 36 TITUJ”/ Moratti: Messi-Inter? Tani firma dy hapa larg…

Delo.autor

ËSHTË NJË SUPER “BISHË”/ Makinë luksoze për David Beckham, gati të parkohet në garazh (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Negociatat për transferimin e Pjaniç, Barcelona refuzon shkëmbimin me Fati

Delo.autor

Leave a Comment