Futboll Premier League Sport

“A DUHET TË SHOHIM GJAK, QË TË…?” Klopp në kundërsulm pas fitores ndaj Arsenalit

Vazhdon të ngjallë debate ndeshja mes Liverpool e Arsenal, aty ku The Reds arritën një fitore impresionuese, por një penallti e fishkëllyer në favor të Mohamed Salah tërboi Arsenalin.

Ylli egjiptian shënoi nga pika e bardhë pasi mbrojtësi grek Sokratis Papastathopoulos e ndali me faull, duke prekur në thembër, ndërsa pas ndeshjes futbollisti i Arsenalit shkoi te Salah, duke iu hakërryer i nervozuar.

Në mbrojtje të Salah doli fillimisht Virgil van Dijk, i cili ndërhyri egërsisht për të larguar grekun dhe më pas deklaroi: “Ai shkoi te Salah dhe po e sulmonte në lidhje me penalltinë, unë ndërhyra për t’i thënë që Salah nuk simuloi” .

Gjithsesi, për të dytën javë rresht Lojtari i Sezonit në Angli akuzohet si simulues, ndaj trajneri Jurgen Klopp ka ndërhyrë në mbrojtje të tij.

“A duhet të shohim gjak, që të fishkëllehet një penallti? Unë mendoj që jo.

“Në atë moment, nëse Salah nuk prekej, pas një hapi ai do gjuante dhe e dimë çfarë ndodh kur ai gjuan aq afër portës. Nuk e kam parë me kujdes episodin me Papastathopoulos dhe nuk e kam idenë çfarë ndodhi, por arbitri ishte shumë pranë. Nuk kemi simulues në ekip dhe ai nuk ishte simulim. Në 3 vite e gjysmë kemi pasur më shumë penallti të padhëna kur realisht ishin, dhe natyrisht kjo të fut në mendime”.

Related posts

Barcelona e ka çelësin për planin e rinovimeve

Sadik.Autor

ISH-PILOT NË FORMULA 1/ Felipe Massa: Ai do ta fitojë titullin kampion më shpejt se Verstappen dhe Vettel

Delo.autor

“NUK ISHTE VENDIM I LEHTË”/ Vettel: Isha me një këmbë jashtë Formula 1, por vendosa të qëndroj

Delo.autor

Leave a Comment