Futboll Seria A Sport

PAS NJË MUAJI TË TRISHTË/ Gattuso merr një lajm të shkëlqyer nga Milani

Në përfundim të ndeshjes mes Milanit e SPAL-it, që ktheu kuqezinjtë te fitorja pas thuajse një muaji “agjërim”, u zhvillua një takim mes gjithë drejtuesve kryesorë të Milanit dhe trajnerit Gennaro Gattuso.

Leonardo, Paolo Maldini dhe administratori i ri i deleguar Ivan Gazidis takuan trajnerin për t’i bërë të ditur se klubi i jepte besim të plotë për të ardhmen.

Në thelb, Gattuso mori garancinë se nuk do të preket dhe se klubi ka si synim të krijojë vazhdimësi, duke mos ndërruar asnjëherë trajner në mes të sezonit. Gattuso, përtej rezultateve të dobëta në dhjetor, ka bërë një punë shumë të mirë me një skuadër aspak të pajisur për të luftuar për titull, ndërkohë që edhe vendi i katërt nuk do të jetë i lehtë për t’u arritur, pasi konkurrenca është e egër dhe në merkato klubi kuqezi nuk lëviz dot lirisht.

Related posts

BRAZIL ARGJENTINË FORMACIONET ZYRTARE/ Të dyja skuadrat me formacion sulmues

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1986: Maradona dhe Argjentina, “mbretër” të botës (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

PLAS SKANDALI/ “I lidhur me krimin”: Presidenti i klubit anglez nuk lejohet që…

Isa.Autor

Leave a Comment