Futboll La Liga Sport

AKUZA E FORTË/ River-Boca do të jetë “miqësorja” më e SHTRENJTË e historisë

E ka fituar 3 herë finale e Libertadores me fanellën e Boca Juniors, është një nga futbollistët më të mirë Argjentinas, por as ai nuk e pranon aspak faktin që finalja e kthimit e “Superclasico” mes River Plate dhe Boca Juniors të mos luhet në “shtëpinë” e saj, por në Madrid. Ky është ish-sulmuesi Juan Roman Riquelme, që e quan si të gabuar vendimin për të zhvilluar këtë finale në një shtet tjetër, aq më tepër në Europë, shumë larg Argjentinës.

“Është e trishtueshme që kjo ndeshje do të luhet jashtë Argjentinës, pasi kjo ndeshje i përket këtij populli, është pjesë e tij. River dhe Boca janë dy ekipet më të mëdha të Argjentinës, që e kanë çuar futbollin e këtij vendi në majën e botës”, tha Riquelme, pas vendimit që finalja e kthimit të luhet më 9 dhjetor, në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid.

Më tej, ish-sulmuesi shton: “Më duket si një ndeshje miqësore që luhet në Europë, si miqësorja më e shtrenjtë e historisë. Po çfarë do të bëjmë ne argjentinasit kur kjo ndeshje do të riluhet sërish sezonin tjetër në kampionat? Kur gjërat do të jenë normale… Mos do ta luajmë sërish në Europë? Është absurd që ky takim nuk do të luhet në vendin tij. Është njësoj sikur finalja e Champions League mes Real dhe Barça të luhet në Argjentinë”.

 

Related posts

KËRCËNON PRESIDENTIN PEREZ PËR SUPER LEAGUE/ Tebas: UEFA dhe La Liga nuk do të jenë pasive…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHAKHTAR NË CHAMPIONS/ Conte: Të gjithë do të luajnë për të fituar ndeshjen e tyre

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment