Familja e Murtaza jetonte në lagjen Jaghori të krahinës jugore të Ghazni. Ajo ishte konsideruar si zona më e sigurtë dhe më paqësore në 17 vitet e fundit të konfliktit, por në fillim të nëntorit, talebanët sulmuan rajonin, duke detyruar më shumë se dy të tretat e popullsisë të lironin shtëpitë.

Më mungon shtëpia jonë në Jaghori. Nuk kam një top këtu dhe unë nuk mund të luaj futboll ose të dal.”-tha i riu për EFE, në Kabul, ku ai dhe familja e tij po qëndrojnë momentalisht.  Sytë e djalit u mbushen me lot kur kujtoi se dy fanellat e nënshkruara dhe topi që Messi i dha, kur u takuan në Katar në vitin 2016, janë lënë në shtëpi.

“I lamë në Jaghori, pasi nuk mund t’i merrnim me vete, sepse ne u larguam nga shtëpia gjatë natës dhe mami më kërkoi të mos i merrja”.-tregon djaloshi.

Që atëherë, forcat afgane të sigurisë i kanë dëbuar rebelët nga zona, por familja ka vendosur që të mos kthehet në fshat. Përpara se talebanët hynë në rajon, familja mori kërcënime të vazhdueshme telefonike, për shkak të famës së papritur të Murtazës, siç shpjegohet nga vëllai i tij më i madh, Humayoon Ahmadi.

“Pasi Murtaza u takua me Messin në Katar, situata u bë e komplikuar dhe ne jetuam në frikë, sepse njerëzit rreth nesh mendonin se Messi na kishte dhënë shumë para. Për shkak të gjithë kësaj, kishim frikë se ai do të rrëmbehej dhe praktikisht e mbyllëm Murtazën në shtëpi dhe nuk e dërguam në shkollë për dy vjet “.-shpjegon ai.

Kur kërcënimet u bënë të padurueshme, familja mori rrugën e mërgimit në Pakistan në maj 2016, duke shpresuar që të arrinte Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kërkesa për azil u refuzua pas disa muajsh dhe ata u detyruan të ktheheshin në fshatin e tyre, deri në nëntor.

Për momentin ata mbijetojmë me ndihmën e Organizatave jofitimprurëse dhe të afërmve të ndryshëm, por Murtaza nuk e ka harruar premtimin e Messit ndaj tij. Messi më tha: “Kur të rritesh unë do të kujdesem për ty dhe familjen tënde”. -zbuloi ai, duke konfirmuar se ai nuk ka pasur kontakt me lojtarin që atëherë.

Djali u bë i famshëm për shkak të fanellës së tij të punuar me dorë Messi, e bërë nga një qese plastike e cila ishte ngjyrosur me vija blu dhe të bardha të Argjentinës.