Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KUKËSIT NË “AIR ALBANIA”/ Trajneri Daja apel tifozëve të Partizanit: Mbështetja juaj do jetë e madhe, sepse

Në vigjilje të supersfidës së nesërme ndaj Kukësit, në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë Superiore, në konferencë për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Ilir Daja i cili ka analizuar këtë takim:

Skuadra: “Ndërprerja prej dy javësh e kampionatit ka të mirën e vet sepse lojtarët akumulojnë energji dhe riaftësohen , por ka edhe anët jo të mira pasi 2 – 3 lojtarë kanë qenë të impenjuar me ekipin përfaqësues U21 dhe janë bashkuar të mërkurën me grupin, ndërsa një pjesë kanë qenë të impenjuar edhe me ekipin tonë U21. Gjithsesi kemi patur mundësi që të rekuperojmë lojtarët kryesor që kanë patur probleme Zhunior, Kaçe dhe Musta të cilët janë bashkuar me grupin. Këto dy javë i kanë dhënë më shumë mundësi sidomos Zhunior dhe Mustës, pasi Kaçe ka patur një periudhë me stëvitje të diferencuar pak më gjatë dhe të dielen pritet të jenë të gatshëm. Kemi patur kohën e mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen gjë të cilën e kanë patur në dispozicion edhe kundërshtarët tanë”.

Ndeshja ndaj Kukësit: “Kukësi është një skuadër që i ka merituar pikët sepse e ka justifikuar edhe me lojrat që ka zhvilluar deri në këto javë. Kanë instaluar një manovër ku përfshihen të gjithë lojtarët dhe për këtë ka një meritë stafi teknik, sepse luajnë në grup. Nesër për të fituar ndaj Kukësit duhet të kemi nerva të forta dhe të shfrytëzojmë pikat e dobëta që ka Kukësi. Jemi përgatitur dhe nesër nuk do mendojmë që të shkojmë me patjetër te fitorja sepse do të na kthehet në një stres, por do ta interpretojmë lojën me qetësi dhe do të shfrytëzojmë momentet tona për të arritur te fitorja”.

Muaj vendimtar: Të gjithë ekipet janë në të njëjtin presion që është Partizani, ne pak më shumë sepse nuk na ka munguar loja por pikët në këto katër javët e para. Kemi kontigjentin për të rikuperuar edhe në drejtim të rezultatit ,sepse nëse flasim për këto katër javë të luajtura dhe të bëjmë një analizë të qetë besoj që kemi dominuar ndaj kundërshtarëve. Mendoj që ajo që kemi bërë gabim është të minimizojmë gabimet individuale ku kemi dhuruar në 3 javë golat dhe të jemi më të qetë përpara portës në finalizim sepse edhe në raport me ekipet e tjera kemi pasur shumë herë më tepër situata përpara portës”.

Kukësi i sivjetshëm ka ndryshuar totalisht: “Ne e kemi studiuar Kukësin dhe besoj të njëjtën gjë ka  bërë edhe kundërshtari. E përmenda edhe më parë që Kukësi i ka merituar pikët që kanë ,ndoshta mund të meritonin edhe më shumë sepse e kanë justifikuar me lojë këtë fakt. Ne kemi punuar që të minimizojmë sa më shumë manovrat dhe mundësitë e tyre. Duhet të jemi me nerva të forta pra të gjejmë momentin e duhur për ti goditur sepse nëse do prishim ekuilibrat besoj që Kukësi me sulmin e shpejtë shkon me shumë forca për të goditur portën e kundërshtarit. Vështirësi ka çdo ndeshje , ashtu siç kemi ne kanë edhe ekipet e tjera , është fillimi i kampionatit besoj që oshilacione do ketë, por ne duhet të jemi të qetë sepse në fund fare ajo lojë që kemi prodhuar na jep një farë qetësie për vazhdimësinë”.

Skuadra: “Po ti referohemi ndeshjes së fundit pa përmendur emra lojtarësh te Partizani ka një fakt që brenda një kontigjenti prej 30 lojtarësh që stërviten në ekipin e pare, 13 lojtarë janë nën moshën 21 vjeç. Nesër mund të jetë në formacion edhe një lojtar i cili në një të ardhme të afërt mund të rezultoi edhe një nga lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar Maguete është vetëm 18 vjeç. Eshtë Rrapaj vetëm 20 vjeç bashkë me Markun dhe Saliou që do ta startoj nesër ndeshjen nga fillimi, pra janë një grup të rinjsh që duke u mbështetu te pjesa  tjetër e ekipit me shumë eksperiencë duke filluar nga porta e deri te sulmi besoj që këto na bëjnë të vetëdijshëm që Partizani i ka mundësitë që të shkoj aty ku pretendojnë tifozët tanë dhe të përligj objektivat e klubit”.

Rikthimi në stadiumin “Air Albania”: “Ne i kemi zhvilluar ndeshjet si pritës në një stadium tjetër shumë të mirë siç është “Elbasan Arena”.  Besoj që të gjithë e dimë që stadiumi “Air Albania” ka kushtet dhe fushën tashmë të përmirësuar në gjendje optimale sepse e pamë edhe në ndeshjen e fundit të kombëtares ndaj Polonisë. Eshtë një ambient ku do na duhet mbështetja e tifozëve tanë sepse stadiumi krijon kushtet optimale në të gjitha drejtimet për të ndjekur një shfaqje të bukur sepse janë dy ekipe që luajnë hapur. “Air Albania” është stadiumi i qytetit dhe besoj që edhe mbështetja nga tifozët tanë do jetë e madhe, sepse një suport i madh i tyre do na japë ne edhe një motiv më të madh për të shkuar drejt fitores”.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ FLAMURTARIT/ Trajneri Mema: Duhet të luftojmë për të arritur…

Delo.autor

Varane: Reali preferon fitoren para lojës së bukur

Q.Autor

DINAMO KIEV-BAYERN MUNICH/ Nagelsmann is beson sulmin katërshes Sané-Müller-Coman-Lewandowski (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment