Futboll Seria A Sport

ANA TJETËR  E MEDALJES/ Zaccheroni: IBRA tek MILANI? Bashkëjetesa me Higuain, duket e…

Ish-trajneri i kuqezinjve, Alberto Zaccheroni, ka folur për situatën në ekipin e Milanit aktualisht, duke dalë kundër rikthimit të “xhaketave të vjetra”, mes të cilëve përmendet edhe Zlatan Ibrahimovic:

“Ibra, kudo që shkon, edhe fiton. Kjo ka qenë gjithmonë “pasaporta” e tij. Çdo klub ka dëshirë të ketë atë në përbërje, por duke pasur Higuain në shtëpi, nuk është e lehtë. Pastaj, kjo varet nga qasja e trajnerit Gattuso. Bashkëjetesa e Ibrahimovic dhe Higuain duket e vështirë. Unë jam për të investuar në lojtarë të rinj”.

Pra, sikurse duket, Zaccheroni nuk do të ishte i lumtur me rikthimin e Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë. “Milani duhet të vazhdojë të rinovojë veten. Rikthime të tilla nuk janë të favorshme, – nënvizon trajneri i njohur Italian, duke folur për “Radio Anch’io Sport”.

– Ibra është një lojtar i jashtëzakonshëm, por kërkon një lojë të centralizuar tek ai. Pastaj, Milani duhet të zgjidhë një tjetër problem: kur keni aq shumë lëndime, kjo do të thotë se ka tension. Unë mendoj se duhet të sqarohet diçka në mes klubit, stafit teknik dhe ekipit”.

Sa për kampionatin, “Zac” thotë se nuk sheh ndonjë kundërshtar në Seria A, që mund ta ndalë Juventusin: “Unë nuk mbaj mend një ekip kaq të aftë, sa për të dominuar kaq gjatë në Itali”. Në fund, disa fjalë edhe për ekipin kombëtar italian: “Personalisht, nuk pajtohem me ata, që thonë se nuk kemi talente. Në Itali kemi pasur dhe do të kemi gjithmonë”.

Related posts

Përplasja e frikshme e Mbappe, kjo është gjendja e lojtarit sot

Q.Autor

E TRISHTË/ Liverpool në zi, ndërron jetë interpretuesi i himnit mitik “ti nuk do të jesh kurrë vetëm”

Delo.autor

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Champions, Shkëndija-Nomme Kalju. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Leave a Comment