Futboll Premier League Sport

ARSYEJA QESHARAKE/ Arsenali refuzoi ta blinte Van Dijk për vetëm…

Arsenal ka pasur mundësinë të blejë Virgil van Dijk për vetëm 15 mln euro për e ka refuzuar pasi i është dukur shumë moskokëçarës.

Mbrojtësi i Liverpool tashmë është kthyer në një nga qendërmbrojtësit më të mirë të globit pas transferimit me vlerë 90 mln euro nga Southampton në janar.

Por shumë klube kanë shpërdoruar mundësinë për të blerë lojtarin kur ai ishte te Celtic dhe Southampton ishte ekipi që tregoi guximin për firmën e holandezit, dhe ish-trajneri i kampionëve të Skocisë ka rrëfyer se Arsenal ishte një nga klubet e interesuar.

“Shefi i skautëve të Arsenal ka menduar se ai ishte shumë moskokëçarës,” shprehet John Collins për beIN Sport.

“Mbase ajo ishte pjesë e personalitetit të tij, por ai ishte i shkëlqyer në shumë aspekte të tjera. Ai është i shpejtë, i fuqishëm, balancë dhe është i mirë në luftën në ajër.

“Ai mund të jetë pak moskokëçarës, por është një lojtar i madh. Ai do të kishte kushtuar 15 mln euro në atë kohë.”

Related posts

Kjo është femra më e bukur natyrale që keni parë ndonjëherë! (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Ishin dëshirë e drejtuesve të Partizanit, “demat” ndërpresin bisedimet me dy lojtarët…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Belgjika e kthen në festë kundër Tunizisë, shënon golin e pestë

Sadik.Autor

Leave a Comment