Futboll Premier League Sport

DECO I RI/ Guardiola i mahnitur nga talenti portugez, do ta blejë në janar

Ruben Neves mund të transferohet për 60 milionë paund te Manchester City në merkaton e janarit. Pep Guardiola ëshë ende në kërkim të një mesfushori, pasi humbi betejen me Chelsean për nënshkrimin me Jorginhon këtë verë.

Mesfushori 21-vjeçar ka tërhequr interesin e trajnerit spanjoll të “Qytetarëve”, dhe siç shkruan “The Sun” , City do të tentojë të marrë shërbimet e tij në merkaton e dimrit.

Për një sezon të luajtur me “Ujqërit”, Neves është quajtur Andrea Pirlo portugez. Legjenda italiane është edhe idhulli i tij në futboll.

Agjentët e City-t e kanë ndjekur lojtarin e ri në ndeshjet e fundit dhe kanë mbetur të mahnitur nga paraqitja e tij. Ndaj, Guardiola beson se do t’i bëjë shumë punë në mesfushë. 21-vjeçari ka të njëjtin menaxher sikurse Cristiano Ronaldo, portugezin Jorge Mendes, i cili ka dhe dy lojtarë të tjerë te kampionët e Premier League, Bernardo Silva dhe Ederson.

Guardiola është i vetëdijshëm që Neves është tifoz i Manchester City-t, këtë lojtari lojtari e ka pohuar në një prononcim për median. Ai do të jetë pjesë e klubit të “Ujqërve” deri në vitin 2023.

Related posts

GAFË SKANDALOZE NGA PORTIERI EDERSON/ Sulmuesi Rodrigo rihap sfidën ndaj Manchester Cityt (VIDEO)

Delo.autor

FIFA PUBLIKON LISTËN/ “Lojtari i vitit” i votuar nga futbollistët: ja 23 më të votuarit…

Delo.autor

BRAZILI NDALET NGA EKUADORI/ Peruja “flak” Venezuelën nga Copa America (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment