Futboll Seria A Sport

ATALANTA BIE NË FUND/ Hysaj fiton takimin ndaj shqiptarëve dhe ndjek JUVEN (VIDEO)

Napoli ia doli të fitonte takimin e javës së 14-të në Seria A, ndaj Atalantës në transfertë, me shifrat 1-2. Në ndeshjen e shqiptarëve, Gjimshiti tek Atalanta, dhe Hysaj tek Napoli, e nisën nga stoli, ndërsa vetëm Etrit Berisha ishte si titullar në portën e zikaltërve.

Ndeshja filloi në tatëpjetë që në minutën e 2-të për Atalantën, ku Fabian Ruiz gjeti golin e zhbllokimit, në një kundërsulm, ku Berisha e pati të pamundur për të reaguar. Por, ishte Duvan Zapata, ai që në minutën e 56-të, barazoi shifrat.

Teksa ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, sulmuesi i Napolit, Milik, iu vodh mbrojtjes në minutën e 85-të, dhe doli i vetëm ndaj Berishës, dhe me të majtën nuk fali nga brenda zone. Gjimshiti nuk u aktivizua fare tek Atalanta, ndërsa Hysaj u fut vetëm në minutën e 77-të.

Napoli mori kështu 3 pikë, duke shkuar në kuotën e 32 pikëve në vendin e dytë në renditje, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e 11-të, me 18 pikë të grumbulluara.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Legjenda e Milanit dhe djali i tij të infektuar me COVID-19

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Fiorentina në “San Siro”. Rezultati 2-0

Delo.autor

WATFORD-MANCHESTER UNITED/ Pas një asist me kokë nga CR7, Van de Beek ndëshkon për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment