Futboll La Liga Sport

BARÇA BËHET “PISHMAN”/ Kërkon të kthejë përsëri në “Camp Nou” SUPER talentin spanjoll

Një rrugëtim i pabesueshëm dhe fantastik për spanjollin e Dinamos së Zagrebit, Dani Olmos. Katër vite më parë talenti i lindur në Spanjë, luante për ekipin gjigand të Barcelonës. Në një kohë kur të gjithë futbollistët duan të “zhvendosen” nga Ballkani për në Europë, Dani bëri të kundërtën dhe mesa duket ka qenë zgjedhja e duhur.

Në moshën 16-vjeçare ai vendosi të largohet nga Barça, për të firmosur kështu kontratën e tij të parë profesionale në Kroaci. Tashmë në moshën 20-vjeçare, spanjolli shihet si një ndër talentet më premtues dhe shumë skuadra evropiane janë vënë në ndjekje të tij.

Ndër këto ekipe është edhe ish-klubi i tij i fëmijërisë, Barcelona. Olmo mund të vendosë një rekord të ri për sa i përket shitjes së kartonit të tij, duke kaluar shumën që Juventusi pagoi për Marko Pjacën 2 vite më parë.

Olmo

Related posts

“ISHA PRANË KALIMIT TEK MANCHESTER UNITED”/ Goleadori Haland: Ja pse zgjodha Dortmundin…

Delo.autor

Fitoi Superkupën e Shqipërisë, Dinamo uron trajnerin DALIC të ngre Kupën e Botës

Isa.Autor

Napoli pret Spal, do fitoren e nëntë radhazi dhe rekordin

Q.Autor

Leave a Comment