Futboll La Liga Sport

BARÇA I PËRGJIGJET KRITIKAVE TË PELES/ Nëse më pyesni se a ishte më i mirë se Messi, përgjigja ime është…

Barcelona i ka kthyer përgjigje në mënyrë indirekte legjendës braziliane të futbollit, Peles, i cili e kishte kritikuar Messin duke thënë se ai e ka vetëm një aftësi. Klubi e ka treguar mbështetjen për argjentinasin përmes një video të publikuar në llogarinë në Twitter.

Braziliani 78-vjeçar e kishte kritikuar Messin duke thënë se ky i fundit nuk duhet të konsiderohet me të dhe Diego Maradonën, pasi që e ka vetëm një aftësi dhe varet më shumë se që duhet nga këmba e tij e majtë.

Para ndeshjes kundër Espanyolit, faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter e postoi një video të kapitenit të skuadrës duke shënuar disa gola radhazi nga jashtë zonës së portierit. Mbi video, ata shkruan: “Ai e ka vetëm një aftësi”, duke ironizuar me komentet e Peles.

Pele kishte sugjeruar se 31-vjeçari e ka vetëm një aftësi dhe ai varet shumë nga këmba e tij e majtë e për këtë arsye nuk mund të krahasonit me legjendat e tjera të futbollit.

“Si mund ta krahasoni një njeri që luajti mirë me kokë, gjuante me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë me dikë që luan vetëm me një këmbë, e ka vetën një aftësi dhe nuk gjuan mirë me kokë”, ka thënë Pele, i cili i ka shënuar më shumë se 1 mijë gola në karrierën e tij.

“Si mund ta bëni këtë krahasim? Për t’u krahasuar me Pelen, duhet të jetë dikush që gjuan mirë me këmbën e majtë, me këmbën e djathtë dhe me kokë. Maradona ishte një ndër lojtarët më të mirë. Nëse më pyetni se a ishte më i mirë se Messi, përgjigja ime është që po, ishte shumë më i mirë se Messi”.

Messi ende nuk i ka komentuar këto deklarata të ish-futbollistit pasi që ai preferon të mos flasë për media përveç në rastet kur bëhet fjalë vetëm për përgjegjësitë e tij si futbollist.

Related posts

MILANI MBETET “THATË”/ Mourinho i telefonon, Ibrahimovic në janar rikthehet tek Man United

Isa.Autor

Pështyu kundërshtarin/ Douglas Costa reagon për gjestin e turpshëm (VIDEO)

Isa.Autor

“ÇUDIRA SHQIPTARE…”/ Trajneri jep dorëheqjen para debutimit në Superligë

F.autor

Leave a Comment