Futboll Sport

PAS HUMBJES/ Ancelotti: I zhgënjyer nga Napoli

Carlo Ancelotti u shpreh nga lojtarët e tij, në humbjen kundër Atalantës.

Skuadra e dytë në tabelën e Serie A është mposhtur nga Atalanta me rezultatin 1:2, pak ditë pasi u eliminua nga Liga e Evropës, ku përballë kishte Arsenalin.Aspak i kënaqur me paraqitjet e fundit të skuadrës nuk ka mbetur trajneri Ancelotti, i cili ka shprehur haptazi zhgënjimin e tij me skuadrën.

Trajneri ka insistuar se skuadra e tij mund të bëjë më mirë se kaq, duke thënë se ata kanë mungesë motivimi.

“Ne luajtëm  shumë mirë për një orë, me tempo të lartë dhe presing të mirë. Pas barazimit, shpërdoruam shumë raste dhe kishim rënie si në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik” ka thënë Ancelotti.

Ishte Dries Mertens ai që i dha epërsinë skuadrës së Napolit në përballjen kundër Atalantas, para se Duvan Zapata dhe Mario Pasalic të përmbysnin gjithçka.

Edhe përkundër humbjes, napolitanët nuk kanë rrezikuar asgjë në renditjen tabelare, duke mbetur me gjashtë pikë më shumë sesa skuadra e Inter.

Me shumë gjasë, skuadra e Carlo Ancelottit do ta përfundojë këtë kampanjë në vendin e dytë të tabelës, pas skuadrës së Juventus.

Related posts

KUALIFIKIMI NË CHAMPIONS/ Klopp impresionohet nga kundërshtari i fundit, gati klauzola për…

Delo.autor

Sulmuesi anglez vendos një rekord “fatkeq”, bëhet i pari lojtar në Premier League që arrin këtë

Sadik.Autor

SOT GJYSMËFINALJA E DYTË CHAMPIONS/ Furia bavareze përballë “surprizës” Lyon

Delo.autor

Leave a Comment