Futboll Seria A Sport

BOMBA E DITËS/ E konfirmojnë mediat italiane: De Biazi drejt RIKTHIMIT në EKIPIN KOMBËTAR

Që nga koha kur De Biazi u largua nga Shqipëria, nuk mund të thuhet se ka kaluar një moment të mirë sa i përket trajnimit duke qenë se dështoi me Alaveshin në kampionatin spanjoll dhe pas kalaveshit, nuk ka drejtuar më asnjë skuadër tjetër.

Gjatë Botërorit, ai priste që të merre drejtimin e Polonisë por gjithçka ndryshoi në fund, ndërkohë që në Shqipëri shumë veta kanë shprehur dëshirën e tyre që De Biazi të rikthehet edhe njëherë te Shqipëria, por mesa duket diçka e tillë nuk do të ndodhë. Mediat italiane raportojnë se për De Biazin ka interes nga një tjetër ekip kombëtar.

Bëhet fjalë për Azerbajxhanin që duket se ka hedhur sytë nga tekniku italian. Performanca jo e mirë në Ligën e Kombeve, aty ku azerët ishin në grup me Kosovën dhe u turpëruan në ndeshjen e fundit, por kërkojnë një trajner tjetër cilësor, i cili mund të dërgojë skuadrën në Europian dhe De Biazi shihet si i duhuri. Tani i mbetet gjithçka në dorë teknikut italian për të vendosur nëse do apo jo të pranojë ofertën azere.

Related posts

“DUHEN HEQUR TË GJITHA NDESHJET QË NUK DUHEN”/ Propozimi i Wenger: Ja pse Kupa e Botës duhet luajtur çdo dy vite…

Delo.autor

KONTRATË DY VJEÇARE/ Napoli zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME PËR INTER/ 108 gola në vitin 2020, më shumë kushdo tjetër në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment