Futboll Ligue 1 Sport

MERR FUND TELENOVELA/ Messi arrin marrëveshjen me PSG-në, do të fitojë 35 milionë euro në sezon

Telenovela që ka lënë mbarë globin në ankth duket se po shkon drejt fundit. Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain kanë arritur akordin total, për transferimin e sulmuesit në kryeqytetin francez.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi deri në qershor 2024.

Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në sezon nga kontrata me klubin e sheikëve.

Ai pritet të zbarkojë në Paris gjatë orëve në vijim, aty ku do të prezantohet në Kullën Eiffel. Qindra tifozë të PSG janë grumbulluar në stadiumin “Parc de Princes”, në pritje të zyrtarizimit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga babai i Leo Messit, Jorge, i cili ka thënë për “La Sexta”: Po, Leo do të nënshkruajë me PSG.

Related posts

Partizani humb 250 mijë Euro, ekipi i njohur tërhiqet nga blerja e Jurgen Bardhit

Isa.Autor

LIGUE 1/ PSG-Angers, Parisi ka fituar çdo ndeshje të kampionatit në shtëpi

Q.Autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

Leave a Comment