Futboll Shqipëri Sport

BUSHI mesazh PANUÇIT: Lojtarët e U-21 s’duhet të LARGOHEN, të luajmë ASHPËR ndaj Kosovës

Goglat vendosën që Shqipëria U-21 të përballet me Kosovën U-21 në ndeshje zyrtare, të vlefshme për Europianin 2019. Për këtë ka folur trajneri i Shpresave, Alban Bushi. Ky i fundit, në një prononcim për Supersport deklaroi se kërkon fitore si me Kosovën, ashtu edhe me skuadrat e tjera.

“Unë jam i pari që kërkoj ashpërsi. Siç është Kosova, Turqia apo ndonjë skuadër tjetër, unë kërkoj gjithmonë të njëjtën gjë. Është një ndeshje për t’u fituar edhe ajo me Kosovën.

Çdo gjë mund të ndodhë në grup, pasi janë mosha të vogla. Veç Anglisë që mendoj se mund të kualifikohet, tjera janë aty-aty. Por, mos të harrojmë se edhe Spanja mezi na mundi 1-0 në stadiumin Dinamo.

Këtë vit do të bëjmë më mirë, pasi 70 përqind e ekipit që ka luajtur vjet, do të luajë edhe sivjet. Vitin e shkuar, pas ndeshjes së pestë, ne çuam katër lojtarë në skuadër e parë.

Është diçka e mirë që shkojnë në ekipin e parë, por unë mendoj që duhet të qëndrojnë më shumë në U-21. E mirëkuptoj Panuçin sepse nuk është se ka pasur lojtarë lart dhe është detyruar të marrë te Shpresat. Por, e rithem që duhet të qëndrojnë për t’u pjekur si futbollistë dhe më pas t’i bashkohen Kombëtarëes së madhe”, përfundoi Bushi.

Related posts

NDESHJA ME “QYTETARËT” NË CHAMPIONS / Real Madrid duhet të kalojë në “vrimë të gjilpërës” prej Covid-19

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ Agjenti i Bonuccit arrin marrëveshjen me klubin e ri

Isa.Autor

LIVE/ Kroacia shtang Anglinë, Kramariç shënon golin e avantazhit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment