Futboll Premier League Sport

ÇFARË EMOCIONESH/ Evertoni bën vetëvrasje, LIVERPOOLI fiton në “frymën e fundit” (VIDEO)

Gafa e portierit të përfaqësueses angleze Jordan Pickford në sekondat e fundit të ndeshjes i ka dhënë fitoren 1-0 Liverpool ndaj Everton në derbi. Ishte një ndeshje me shumë mundësi të shpërdoruara dhe duhej gafa e portierit që sfida të zhbllokohej.

Megjithëse vendasit kontrollonin lojën, ishin miqtë ata që mund të kishin kaluar në avantazh, por Mina humb një mundësi shumë të mirë me kokë. Për të Kuqtë ishte Mane ai që kishte rastin e parë për gol kur doli vetëm për vetëm me portierin, por edhe ai u tregua i pasaktë. Në minutën e 21’ Andre Gomez uhmb një mundësi të artë kur gjendet vetëm një metër larg portierit Alisson i cili bllokon goditjen me mjeshtëri duke ruajtur rrjetën e paprekur.

Embedded video

Edhe Shaqiri kishte mundësinë e tij, por në pjesën e parë ishin portierët lojtarët më të mirë në fushë. Pas pushimit Liverpool ushtron më tepër presion duke detyruar Everton të qëndrojë në gjysmëfushën e tij duke i hequr mundësinë të rrezikojnë portën si në pjesën e parë. Mundësitë për të shënuar mbeten për vendasit, por janë treguar të pasaktë përsëri në disa aksione. Emocionet e derbit ndihen dhe në fund Everton mendon vetëm për t’u mbrojtur duke harruar sulmin. Gomez godet shtyllën për Liverpool në minutën e 88’ teksa të Kuqtë në fund të takimit ushtrojnë presion të madh për të gjetur golin e fitores dhe më në fund ia dalin në sekondat e fundit të takimit. Ishte gafa e Pickford që ka lejuar Origi-n të gjejë golin e fitores në derbi.

Related posts

Heynckes: S’ka asnjë shans që Real të marrë Lewandowski-n

Sadik.Autor

Nuk justifikoi besimin e Milanit, sulmuesi luzitan shumë pranë largimit

Sadik.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Pritet derbi kolosal, Ja motivet ekstra të skuadrave

Delo.autor

Leave a Comment