Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED DËSHPËROHET SËRISHT/ “I merr” një barazim në Southampton

Manchester Unitedi ka bërë edhe një ndeshje tjetër zhgënjyese në Premierligë duke barazuar 2-2 me Southamptonin të shtunën në “St. Mary’s Stadium”, edhe pse barazimi duket i suksesshëm pasi u arrit në mënyrë sensacionale nga 2-0 në 2-2.

Skuadra e Jose Mourinhos vinte nga një humbje dhe një barazim në dy ndeshjet e fundit, dhe kur u duk se ishte drejt një humbjeje tjetër, me Southamptonin që krijoi epërsi prej dy golave brenda njëzet minutave, Romelu Lukaku dhe Ander Herrera menduan ndryshe dhe brenda pesë minutave e barazuan rezultatin në 2-2, raporton Gazeta Express.

Southampton, në formë tejet të dobët në Premierligë këtë sezon, ishte në kërkim të fitores së parë në shtëpi ndaj Unitedit që prej vitit 2003, por nuk ia doli duke e lëshuar nga dora epërsinë e krijuar me meritë.

Unitedi, ndërkohë, e shihte Southamptonin si kundërshtar të përkryer, së paku në letër, për t’u kthyer te fitorja në ligë.

Kështu nuk mendoi Stuart Amstrgon i cili pas një çereku lojë e kaloi skuadrën vendase në epërsi. Nuk vonoi shumë dhe Soares Cedric realizoi një supergol nga gjuajtja e lirë për ta dyfishuar epërsinë.

Unitedi dukej drejt një humbjeje tjetër, por me rikthimin sensacional ndaj Newcastle Unitedit në mendje.

Marcos Rashford vodhi një top dhe e gjeti Romelu Lukakun në zonën e Southamptonit, e belgu realizoi për 2-1, goli i tij i parë pas plot 12 ndeshjeve.

Vetëm pesë minuta më vonë, Ander Herrera shënoi një gol të bukur me thembër për 2-2.

Unitedi tani grumbullon 22 pikë në vendin e 7-të, gjashtë më pak se vendi i katërt, Chelsea, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Southamptoni ngjitet në vendin e 18-të, por ende në zonën e rrezikshme që çon një ligë më poshtë, me vetëm 9 pikë, një më pak se vendi i 17-të, Huddersfield.

Related posts

ALARM NGA KORONAVIRUSI TEK SPAL-I/ Etrit Berisha bën tamponin dhe rezulton… POZITIV

Delo.autor

MUNGOI NË SFIDËN CHAMPIONS NDAJ LEIPZIG/ Messi zbarkon në Madrid. Ja çfarë po ndodh me argjentinasin…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Ibrahimovic: Të gjithë bashkë mund tia dalim! Të mobilizohemi të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment