Futboll Premier League Sport

CHELSEA “BLINDON” YLLIN E KLUBIT/ Mbrojtësi spanjoll, Azpilicueta: Jam shumë i lumtur që…

Chelsea ia ka vazhduar kontratën deri më 2020 yllit të skuadrës, mbrojtësit spanjoll Cesar Azpilicueta.

Azpilicueta, i cili i ka regjistruar 298 paraqitje deri tani për klubin londinez, tha se është i lumtur që do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelseat.

“Jam shumë i lumtur që po e zgjas kontratën me Chelsean”, tha Azpilicueta. Ai shpreson se do të mundë t’i ndihmojë Chelseat të jetë aty ku e ka vendin. “Që prej se kam ardhur, kam ndier kënaqësi dhe përgjegjësi për të luajtur për këtë klub, këta tifozë, dhe çdo herë që zbres në fushë përpiqem ta jap më të mirën nga vetja. Shpresoj se do të mund ta mbajmë Chelsean aty ku e ka vendin”, shtoi ai.

Related posts

PAS POLEMIKAVE PËR TRANSFERIMIN TEK JUVENTUS/ Guardiola ultimatum ekipit: Dua këta 3 lojtarë në skuadër ose..

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR NAPOLIN/ Sulmuesi mungon në ndeshjen e radhës

F.autor

E BUJSHME/ Chelsea i ofron mesfushorin Milanit, Leonardo merr kohë

Sadik.Autor

Leave a Comment