Futboll Premier League Sport

Chelsea kërkon Lewandowski/ Bayern vë pengesë pagesën e lojtarit

Skuadra e Chelsea pritet të bëjë një revolucion të vërtetë këtë sezon, pasi përveç ndryshimit në stol pritet të ketë mjaft surpriza edhe në merkato. Mediat britanike konfirmojnë se në fshehtësi, “blutë” e Londrës kanë nisur bisedimet me sulmuesin polak Robert Lewandowski, që do të largohet nga Bayern Mynih këtë verë. Bisedimet paraprake kanë nisur, por duket se pengesë është skuadra bavareze, që nuk ka ndërmend të japë “OK”-in pa siguruar më parë zëvendësuesin e sulmuesit polak.

Alvaro Morata dhe Michy Batshuayi duket se nuk do të jenë më pjesë e skuadrës londineze sezonin e ri, ndaj dhe Chelsea kërkon me ngulm një sulmues të fortë, që mund të bëjë diferencën si në Premier League ashtu dhe në Europë. Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare Robert Lewandowski për ta sjellë në “Stamford Bridge”, që duket se kërkon një aventurë të re, larg Bundesligës edhe pse ka një kontratë me Bayern deri në vitin 2021.

Chelsea po përpiqet që të përdorë edhe Batshuayi si pjesë e kësaj marrëveshje, me belgun që fazën e dytë të sezonit luajti me Borussia Dortmund dhe tashmë e njeh mirë Bundesligën. Problem edhe se Bayern kërkon një shumë të lartë për të lënë të lirë sulmuesin 29-vjeçar (mbi 100 milionë euro), që gjithashtu ka admirues edhe në La Liga dhe Serinë A.

Related posts

Historike, nga sezoni 2019-2020 pushim dimëror edhe në Premier League

Sadik.Autor

SHPREHU PAKËNAQËSI TEK EKIPI/ Shikoni gjestin epik të Ronaldos pas eliminimit (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKA TË ASHPRA PËR “BARDHEZINJTË”/ “La Repubblica”: Juventus-it i ka ardhur humbja më degraduese e 10 viteve të fundit sepse…

Delo.autor

Leave a Comment