Futboll Shqipëri Sport

Debutoi me fitore ndaj BARDHEBLUVE/ Prenga: Mbase ishte fati i budallait, TIRANA ekip…

Trajneri i Laçit Besnik Prenga nuk është shprehur i kënaqur me takimin e sotëm ndaj Tiranës, edhe pse fitoi me rezultatin 2-1 ndaj bardhebluve. Për Supersport, ai pranoi se ekipi i tij luajti mirë 20 minutat e para dhe më pas ishte Tirana që e dominoi ndeshjen. Prenga nuk pranoi të merrte merita për rezultatin duke besuar se ky ishte fati i takimit të parë.

“Nuk besoj që ndyshova diçka nga ana fizike dhe taktike. Laçi e nisi vrullshëm ndeshjen. Fitorja erdhi si pasojë me ndryshimit të trajnerit. Jam i kënaqur për 20 minutat e para. Tirana ishte ekip serioz, luftoi shumë, rrezikoi. Portieri jonë na shpëtoi. Ishte njeriu i ndeshjes.

Kjo Tiranë nuk e meriton këtë vend. Trajneri Mema nuk e pranon humbjen. Nuk jam i kënaqur që nga minuta e 20-ë. Nuk kisha se çfarë të ndryshoja shumë. Me ndihmën e Zotit ia dolëm.

Më pëlqeu vendosmëria, karakteri i treguar. Ata nuk duhet të gëzohen vetëm për veten, por dhe  për klubin e tifozët. Më lejoni pas ndeshjes tjetër dhe të flas për merkaton. Patjetër që do të merrni përgjigje, mbase jo 100%.

Është e vemtja gjë. I kam kërkuar presidentit të stërvitemi me bar natyral. Është sport tjetër në kushte të tjera.

Ajo çfarë provova në Kamëz në bar artificial ishte një sport krejtësisht tjetër. Mbase ishte fati i takimit të parë, fati i budallait.
Këto ditë doja të ndieja impulsin e lojtarëve. Tirana na ushtroi shumë presion. Zëvendësimet nuk i bëra. Kjo do të thotë që ata nuk luajtën duhet të stërviten”, u shpreh Prenga.

Related posts

MOMENTI PREKËS/ Manaj i dhuron fanellën në fundin e ndeshjes, tifozi nuk përmbahet dhe…

Isa.Autor

Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Sadik.Autor

PLAS POLEMIKA NË BRAZIL/ Trajneri i kombëtares zyrtarizon listën, ja kush mbetet jashtë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment