Futboll Premier League Sport

DEKLARATA BEFASUESE/ Largimi nga Man United ishte momenti më i bukur në…

Kujt vallë mund t’i ketë shkuar mendja që në një moment, nga një klub anonimm në nivel europian, të transferohet në një ekip elitar me famë botërore? Askujt, madje as vetë futbollistëve që e kanë përshkuar këtë rrugëtim. Njëri prej tyre është pikërisht Bebé, futbollisti portugez, aktualisht te Rayo Vallecano. Tiago Manuel Correia Dias, për saktësi i lindur në vitin 1990 dhe në moshën 20-vjeçare transferohet nga Estrela Amadora e divizionit të tretë portugeze te Vitoria Guimaraes dhe më pas te Manchester United. Por me fanellën e “Djajve të Kuq” zbriti në fushë vetëm dy herë në kampionat dhe pavarësisht moshës së re dhe mungesës së eksperiencës, nuk e ka përjetuar shumë mirë. “Kontaktoja çdo ditë menaxherin tim dhe i kërkoja që të më largonte nga ‘Old Trafford’”, deklaroi Bebé.

“Nuk mund ta besoja. E di si shkon jeta dhe mendoj se çdokush do të kishte të njëjtat mendime. Nëse luan në divizionin e tretë ose të katërt portugeze, dhe krejt papritur të thërret një prej klubeve më të mëdha në botë, mendoj se të gjithë do të pyesnin: a është e vërtetë?”, deklaroi portugezi, por më pas Manchester United e nisi në huazim te Besiktas, por as aty nuk arriti dot të gjejë hapësira, kështu lindi dëshira për tu larguar.

“Ishte një moment i shëmtuar. Kur nuk luan, edhe kur je në një klub të madh, nuk mund të jesh i lumtur. Atëherë, pse të vazhdosh? Por më pas kujtoj që teksa po shkoja te një ndeshje e të rinjve, menaxheri më mori në telefon për të më thënë se isha shitur te Benfica. Ishte momenti më i mirë i jetës time”, tregoi Bebé.

Related posts

NËSE NUK IA DALIN ME HAZARD/ Real Madridi tenton akordin me yllin brazilian të Premier….

Delo.autor

LIGUE 1/ PSG urdhëron Neymar të rikthehet në Paris

Sadik.Autor

SERIE A/ Inter-it i “dridhen këmbët” ndaj Sassuolo-s, tashmë Champions thuajse i pamundur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment