Futboll

DËMTIMI I SULMUESIT ARGJENTINAS/ Guardiola: Aguero rrezikonte të mungonte një muaj, po ta bënte këtë…

Sergio Aguero do të rrezikonte të humbiste pjesën tjetër të këtij viti kalendarik, nëse luante kundër Bournemouth, sipas trajnerit Pep Guardiola. Sulmuesi argjentinas mungoi në ndeshjen e së shtunës, ku Manchester City fitoi 3-1, falë golave të Bernardo Silva, Raheem Sterling dhe Ilkay Gundogan:

Pas ndeshjes kundër Lyon, në Ligën e Kampioneve, mjekët më thoshin se Sergio nuk mund të luajë. Nëse luante, do të rrezikonte katër, ose pesë javë pushim. Natyrisht, lojtarët do të fillojnë të lodhen, sepse po përballojnë shumë lojëra, por prandaj kemi një skuadër të kompletuar dhe të gjithë duhet të përfshihen”.

I pyetur nëse Aguero mund të jetë në dispozicion për përballjen me Watford, Guardiola shtoi: Nuk jam mjaft i sigurt, do të shohim nesër. Kjo është arsyeja pse u thashë më pare: ditë pas dite do të shohim. Unë flas me mjekët çdo ditë, ata do të bëjnë raportin mjekësor dhe do të më thonë nëse është gati ose jo. Pastaj do të vendosim”.

Guardiola tha në një event të fundit se tani është bërë trajner më i mirë se kurrë, por refuzoi sugjerimin se kjo do të thotë që ekipi i Manchester City është më i fortë se ata të mëparshmit e tij, Barcelona dhe Bayern Munich: Nuk jam këtu për të thënë nëse ky është një ekip më i mirë se Bayern Munich apo Barcelona. Është një tjetër realitet se si njerëzit e sulmojnë ekipin tonë, është krejtësisht ndryshe këtu për mënyrën se si kundërshtarët luajnë.

Nuk kam shkuar e Bayern Munich për të kapërcyer vetveten. Ishte një kënaqësi të drejtoja Barcelonën, një kënaqësi e pabesueshme për të qenë në Munich. Unë do ta gjykoj karrierën time kur ta përfundoj, do të tregoj sa i lumtur kam qenë në të gjitha klubet përkatëse”.

Related posts

DASHURIA PËR FANELLËN/ Me krah të FASHUAR dhe i buzëqeshur, MESSI ndjek Barça-Inter

Isa.Autor

Kolumbi-Japoni, aziatikët kanë marrë një fitore në pesë ndeshjet e fundit

Sadik.Autor

Plas SHERRI për një FANELLË/ Shikoni si “KËRCET SHPULLA” mes dy tifozëve të…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment