Bundesliga Futboll Sport

KONFIRMON YLLI HOLANDEZ/ Robben largohet nga Bayern Munich në…

Sezoni aktual do të jetë i fundit për Arjen Robben te Bayern Munich. Lajmi është konfirmuar nga vetë ylli holandez gjatë një interviste, duke theksuar se ka marrë një vendim të tillë prej pak kohësh dhe se ai është i duhuri. 34-vjeçari është pjesë e bavarezëve që prej vitit 2009, duke luajtur mbi 300 takime dhe duke shënuar mbi 140 gola.

Mesfushori i avancuar, gjatë viteve që ka luajtur me Bayernin, ka fituar plot 18 trofe, ndërkohë që në 2010 ai u shpall edhe lojtari më i mirë i vitit në Gjermani. Në karrierën e tij, Robben ka veshur edhe fanellën e Real Madrid, Chelsea, PSV dhe Groningen. 34-vjeçari numëron edhe 96 paraqitje me fanellën e kombëtares, duke arritur të shënojë 37 gola.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Realizoi tripletë ndaj Shqipërisë, shihni postimin me dhuratën e veçantë të Harry Kane (FOTO)

Delo.autor

2 MBROJTËSA PËR ILIR DAJËN/ Partizani rikthen lojtarin që shkëlqeu në Superiore

Delo.autor

Marco Alia, në gjurmët e Berishës dhe Strakoshës te Lazio

Sadik.Autor

Leave a Comment