Futboll Premier League Sport

“DERBI” I ANGLISË/ Gary Neville: Ai është futbollisti më i padisiplinuar ndonjëherë

Ndeshja Liverpool-Manchester United po afron, çka e ka rritur atmosferën futbollistike në Angli, gjatë gjithë javës. Në emisionin “Night Football” të “Sky Sport”, Jamie Carragher dhe Gary Neville u desh të binin dakord në një pikë, mbi atë që do të ishte 11-shja ideale me lojtarët e të dyja ekipeve.

Polemika ndodhi kur më i madhi i vëllezërve Neville tha se Pogba është një mesfushor me potencial. Carragher ndërhyri dhe nuk u pajtua me idenë e Gary Neville: “Përmbahu pak. Pogba është lojtari më i padisiplinuar i të gjitha kohërave”.

Në fund, ish-lojtari i Manchester United zgjodhi 11-shen e tij, e cila përbëhej nga: De Gea – Alexander-Arnold, Van Dijk, Bailly, Robertson – Wijnaldum, Pogba, Keita – Shelahu, Firmino dhe Martial.

Carragher, ndërkohë, zgjodhi formacionin e vet, me lojtarë nga të dyja skuadrat: De Gea – Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson – Keita, Matic, Milner – Salah, Firmino dhe Mane.

Në fund iu kërkua të përbashkojnë zgjedhjet në një formacion, i cili përbëhet nga shtatë lojtarë të Liverpool dhe katër të Manchester United, duke përfshirë edhe Pogba: De Gea – Alexander-Arnold, Bailly, Van Dijk, Robertson – Keita, Matic, Pogba – Salah, Firmino dhe Mané.

Related posts

“NE TË GJITHË BËJMË GABIME”/ Casillas: Largimi im nga Reali ishte zgjedhje e gabuar nga të dy palët, me Moun kisha…

Delo.autor

“FOTO LAJM”/ Portieria “bombë” e hockey-t në akull që e kërkon çdo skuadër

Delo.autor

Arbnor Fejzullahu debuton me klubin e ri, një SHQIPTAR i shënon PSV-së

Isa.Autor

Leave a Comment